By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Yung Filly pranon në gjykatë se e kafshoi gruan, mohon akuzat për përdhunim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Yung Filly pranon në gjykatë se e kafshoi gruan, mohon akuzat për përdhunim
Showbizz

Yung Filly pranon në gjykatë se e kafshoi gruan, mohon akuzat për përdhunim

admin
Last updated: 28/07/2026 15:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Reperi dhe ylli i YouTube, Yung Filly, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, ka pranuar në gjykatë se e ka kafshuar disa herë një grua, ndërsa po dëshmon në procesin gjyqësor ku akuzohet për përdhunim.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2024 në Perth të Australisë, pas një performance të tij në një klub nate.

Barrientos mohoi se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gruan në klub, duke deklaruar se vetëm ia kishte vendosur dorën në bel.

 Foto: EPA

Ai gjithashtu këmbënguli se marrëdhënia në hotel kishte qenë me pëlqimin e të dyve dhe e përshkroi atë si konsensuale.

Megjithatë, pranoi se e kishte kafshuar disa herë, duke i quajtur kafshimet “love bites”, një shprehje që përdoret në Angli për kafshimet gjatë intimitetit.

Nga ana tjetër, viktima ka deklaruar se Barrientos u bë i dhunshëm gjatë aktit seksual, duke e goditur, shtrënguar nga qafa dhe përdhunuar disa herë, pavarësisht kërkesave të saj për të ndaluar.

 Foto: WireImage

Në gjykatë u paraqitën fotografi të lëndimeve të saj, ku shiheshin mavijosje të rënda dhe shenja kafshimi në fytyrë, qafë dhe gjoks, njëra prej të cilave kishte depërtuar deri në lëkurë, duke bërë që ajo të merrte trajtim mjekësor.

Procesi gjyqësor vazhdon, derisa Barrientos i mohon akuzat për përdhunim dhe dhunë fizike.

You Might Also Like

“Bye bye”, Alaudin Hamiti zbulon ndryshimin e madh për edicionin e sivjetmë të BBVK-së

Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Protokollet nuk janë pjesë e Kornizës së Negociatave, por Bullgaria pretendon të kundërtën
Next Article Mickoski: Bujqësia po shënon përparim të fortë, akumulimet janë mbi 70 për qind
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?