By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike
Kosovë

Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike

admin
Last updated: 28/07/2026 16:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nxitur përplasje publike mes disa zyrtarëve të kësaj partie, pak ditë para mbajtjes së mbledhjes ku pritet të diskutohet për zhvillimet e brendshme politike në subjekt.

LDK-ja ka njoftuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi Sekretariati i Përgjithshëm ka përfunduar verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

Sipas partisë, është konstatuar se janë përmbushur kriteret statutare, përkatësisht është siguruar mbështetja e së paku një të tretës së delegatëve, që kërkohet për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm.

“Pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit, Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte njoftuar LDK-ja.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm është caktuar të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00.

Në prag të këtij takimi, zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se kjo ditë duhet t’i takojë vendimmarrjes së brendshme të partisë.

“Te enjten është dita ku LDK vendosë për LDK. E jo LDK të vendoset nën kontroll të satelitëve të PDK”, ka shkruar Havolli.

Ky reagim ka nxitur reagimin e Bajram Gecajt, po ashtu zyrtar i LDK-së, i cili i ka drejtuar një pyetje publike Havollit lidhur me deklaratën e tij.

“Pyetje publike për Sokol Havollin: A ta merr mendja se unë jam satelit i PDK?”, ka shkruar Gecaj.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së pritet të zhvillohet në përputhje me procedurat statutare të partisë. Nga LDK-ja kanë deklaruar se procesi do të udhëhiqet me transparencë dhe respektim të vullnetit të delegatëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet tjera organizative, sipas partisë, do t’u bëhen të ditura delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vozinha u bë sensacion në Botëror, por klubi i ri ia ndalon emrin në fanellë
Next Article Lloga: Mickoski ia mbylli derën VLEN-it harrojeni Kushtetutën dhe “20 përqindëshin”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?