By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hungaria krijon autoritetin kundër korrupsionit, ndërsa partia e Orbán e cilëson “polici politike”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Hungaria krijon autoritetin kundër korrupsionit, ndërsa partia e Orbán e cilëson “polici politike”
Bota

Hungaria krijon autoritetin kundër korrupsionit, ndërsa partia e Orbán e cilëson “polici politike”

admin
Last updated: 28/07/2026 16:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Budapest, 28 korrik, Zhurnal.mk –  Parlamenti hungarez ka votuar krijimin e një institucioni të ri, që do të ndihmojë autoritetet ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit.

Autoriteti i ri Kombëtar për Rikuperimin e Pasurive (NVVH) u miratua me 143 vota pro dhe 47 kundër. Kundër votuan deputetët e partisë “Fidesz” të ish-kryeministrit Viktor Orbán, i cili u largua nga pushteti pas zgjedhjeve të prillit.

“Fidesz natyrisht votoi kundër, sepse nuk duan të luftojnë korrupsionin”, deklaroi kryeministri i ri Péter Magyar në një video të publikuar në Facebook.

Sipas tij, krijimi i këtij institucioni është një “hap i madh” drejt përmbushjes së një prej angazhimeve më të rëndësishme të qeverisë së re.

Partia e Magyar, TISZA (Partia e Respektit dhe Lirisë), tha se detyra e autoritetit të ri është të rikuperojë sa më shumë pasuri të vjedhura dhe t’ua kthejë ato qytetarëve për të mirën e kombit.

Sipas TISZA, gjatë dy dekadave të fundit, mijëra miliarda para nga fondet shtetërore kanë përfunduar në duart private përmes korrupsionit dhe transaksioneve të paligjshme.

Por, Janos Boka, kreu i grupit parlamentar të “Fidesz” dhe Partisë Popullore Demokrate Kristiane (KDNP), e dënoi krijimin e autoritetit të ri, duke e cilësuar atë një “forcë policore politike” dhe duke e krahasuar me policinë sekrete të regjimit komunist, e cila u shpërbë në vitin 1989.

Sipas tij, institucioni i ri mund të përdoret për të monitoruar, ndjekur dhe shkatërruar këdo, ndërsa pasuritë e individëve dhe kompanive private mund të bëhen objekt i “hakmarrjes politike dhe frikësimit”.

Objektivi: Rikthimi i pasurive publike

Autoriteti Kombëtar për Rikuperimin e Pasurive do të ketë kompetenca hetimore të ngjashme me ato të një prokurorie.

Sipas qeverisë, institucioni do të ketë të drejtë të hyjë në ndërtesa, arkiva, magazina dhe ambiente serverash, të kontrollojë dokumente në pajisje të ndryshme ruajtjeje të të dhënave, të analizojë llogari bankare dhe instrumente të tjera financiare.

Ai mund të kërkojë gjithashtu, bashkëpunimin e policisë, prokurorisë, si dhe autoriteteve tatimore e doganore. Në disa raste, mund të vendosë edhe prona të paluajtshme nën administrim publik.

Qëllimet kryesore të autoritetit janë, mbrojtja e pasurisë publike; zbulimi i keqmenaxhimit ose keqpërdorimit të fondeve shtetërore si dhe rikthimi i pasurive të përvetësuara në mënyrë të paligjshme.

Parlamenti hungarez duhet ende të zgjedhë drejtuesin dhe zëvendësin e autoritetit, proces që duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Dy javë më parë, parlamenti miratoi gjithashtu, një ndryshim kushtetues që përfshin krijimin e këtij institucioni.

Kritikët e Viktor Orbán e akuzojnë atë, se gjatë qeverisjes së tij pjesë të ekonomisë hungareze u kaluan në duart e oligarkëve të afërt me të dhe se fondet e Bashkimit Evropian dhe ato kombëtare u keqpërdorën.

Për shkak të dyshimeve për korrupsion, Bashkimi Evropian ka pezulluar një pjesë të fondeve të destinuara për Hungarinë.

You Might Also Like

Zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Portugali përkeqësohen nga vala e të nxehtit

Viktima dhe dëme materiale pas tërmetit 7,1 ballë Rihter

Persona të panjohur qëlluan me armë zjarri drejt Konsullatës Amerikane në Toronto

Çështja e “mbikapacitetit”, temë e nxehtë midis Kinës dhe SHBA-së

BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jose Mourinho kërkon përforcime në mbrojtje, Reali e do yllin portugez në vend të Asencios
Next Article BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?