By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lirohet nga qelia ish-ministri Ilir Beqaj, GJKKO i cakton “arrest shtëpie”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lirohet nga qelia ish-ministri Ilir Beqaj, GJKKO i cakton “arrest shtëpie”
Shqipëri

Lirohet nga qelia ish-ministri Ilir Beqaj, GJKKO i cakton “arrest shtëpie”

admin
Last updated: 31/07/2026 13:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është liruar sot nga burgu pas dy vitesh në qeli dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, tha se “kërkesa ishte për shuarjen e afateve të paraburgimit, meqenëse gjykata më datë 27 korrik mori vendimin për kthimin mbrapsht të akteve të dosjes së prokurorisë, dhe kjo i bashkon afatet e seancës paraprake tek afatet e hetimit paraprak. Për këtë arsye shuhen automatikisht për shkak se ka kaluar një periudhë goxha e gjatë afatet e paraburgimit”.

Yzeiraj tha se “vendimin e sotëm ne nuk do ta apelojmë, por edhe prokuroria nuk do ta apelojë, dhe prokuroria ishte dakord për arrest në shtëpi”.

“Ne kërkuam shuarjen e afateve të paraburgimit dhe në alternativë, që ishte alternativa e fundit, ishte arresti në shtëpi”, shtoi ai.

Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Jemi të orientuar drejt një sistemi shëndetësor modern, këtë vit mbi një miliard euro investime rekorde
Next Article Boçi: Propozimet e PD-së për reformën territoriale synojnë decentralizim dhe afrimin e shërbimeve pranë qytetarëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?