By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli shkatërron tunele të Hezbollahut në Libanin jugor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli shkatërron tunele të Hezbollahut në Libanin jugor
Bota

Izraeli shkatërron tunele të Hezbollahut në Libanin jugor

admin
Last updated: 31/07/2026 14:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bejrut, 31 korrik, Zhurnal.mk – Izraeli njoftoi se ka shkatërruar një rrjet tunelesh të Hezbollahut nën zonën e Kalasë së Beaufortit në jug të Libanit, duke e justifikuar veprimin si përgjigje ndaj një sulmi me dron nga grupi i mbështetur nga Irani, të cilin Tel Avivi e konsideron shkelje të armëpushimit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz deklaruan se tunelet ishin planifikuar për operacione infiltrimi në territorin izraelit. Sipas tyre, ushtria izraelite përdori rreth 700 tonë eksplozivë për shkatërrimin e tyre.

Shpërthimet u ndjenë në qytetin libanez Nabatiyeh, ku banorët raportuan dëmtime të dritareve nga vala goditëse. Ende nuk dihet nëse është dëmtuar vetë Kalaja historike e Beaufortit.

Izraeli tha se sulmi erdhi pas një droni me eksploziv të Hezbollahut, i cili të mërkurën goditi një automjet ushtarak izraelit në jug të Libanit.

Sipas autoriteteve izraelite, ky ishte sulmi i parë i këtij lloji nga Hezbollahu, pas më shumë se një muaji.

Ushtria izraelite ka shkatërruar më parë tunele të Hezbollahut në Liban, përfshirë ato që shtriheshin drejt territorit izraelit.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hezbollahun, se po planifikon sulme ndërkufitare me vrasje dhe rrëmbime, të ngjashme me sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023.

Kalaja e Beaufortit, një fortesë kryqtare e shekullit XII me rëndësi strategjike, u mor nën kontroll nga forcat izraelite në fund të majit.

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Promovohen 53 oficerë të rinj në Akademinë Ushtarake
Next Article Propozimet e PD për reformën territoriale: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?