By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozimet e PD për reformën territoriale: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Propozimet e PD për reformën territoriale: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone
Shqipëri

Propozimet e PD për reformën territoriale: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone

admin
Last updated: 31/07/2026 14:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Partia Demokratike prezantoi sot draftin e saj për reformën administrativo-territoriale, që parashikon rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone.

Sipas PD-së, shtimi i bashkive do të sjellë më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe menaxhim më të mirë të territorit.

Sipas projektit të propozuar nga PD, në disa qarqe numri i bashkive do të dyfishohen, ndërsa do të rikthehen një sërë njësish administrative si bashki të veçanta.

PD nënvizon se propozimi i Partisë Demokratike është rezultat i konsultimeve me qytetarët dhe ekspertët, ndërsa akuzoi mazhorancën se e ndërpreu procesin e punës së komisionit të posaçëm për reformën territoriale dhe paraqiti një projekt të njëanshëm.

Në Rajonin e parë bën pjesë Shkodra dhe Lezha; Rajoni i dytë përfshin Dibrën dhe Kukësin; Rajoni i tretë përfshin Tiranën dhe Durrësin; Në Rajonin e katërt bëjnë pjesë Elbasani dhe Korça; Në Rajonin e pestë bëjnë pjesë Fieri dhe Berati; Në Rajonin e gjashtë bëjnë pjesë Vlora dhe Gjirokastra.

Qarku Shkodër, nga pesë bashki propozohet që të shkojnë në tetë bashki. Bashkitë janë Shkodër, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Velipojë, Drivast, Koplik.

Qarku Lezhë, nga tri bashki kalon në tetë bashki. Bashkitë janë Lezhë, Bregu i Matës, Zadrima, Mirditë, Orosh, Rubik, Kurbin, Mamurras.

Qarku Kukës, nga tri kalon në pesë bashki: Kukës, Tropojë, Has, Shishtavec, Bicaj.

Qarku Dibër, nga katër kalon në tetë bashki: Dibër, Mat, Bulqizë, Klos, Maqellarë, Shupenzë, Kastriot dhe Lurë.

Qarku Durrës, në pesë bashki: Durrës, Sukth, Shijak, Krujë, Fushë-Krujë.

Qarku Tiranë, nga pesë bashki, në dhjetë bashki: Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë dhe Ndroq.

Qarku Elbasan, nga shtatë kalon në nëntë bashki: Elbasan, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Përrenjas, Bradashesh, Shpat.

Qarku Korçë kalon nga gjashtë në 10 bashki: Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec, Ersekë, Voskopojë, Pojan, Leskovik, Mokër.

Qarku Fier nga gjashtë në 12 bashki: Fier, Patos, Roskovec, Lushnjë, Divjakë, Ardenicë, Krutje, Dushk, Mallakastër, Fratar, Levan dhe Cakran.

Qarku Berat nga pesë bashki shkon në shtatë: Dimal, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Otllak, Shpirag.

Qarku Vlorë nga shtatë shkon në 11 bashki: Vlorë, Selenicë, Himarë, Orikum, Amantia, Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, Ksamil, Novoselë.

Qarku Gjirokastër mbetet me shtatë, ashtu siç është aktualisht: Gjirokastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet.

PD thekson se propozimi i opozitës synon forcimin e pushtetit vendor përmes decentralizimit të kompetencave, rritjes së autonomisë financiare dhe afrimit të shërbimeve me qytetarët.

Gjithashtu PD propozon dyfishimin e transfertës së pakushtëzuar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, nga 1% në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe krijimin e një fondi solidariteti për të mbështetur bashkitë me të ardhura më të ulëta.

Sipas PD, projekti parashikon edhe heqjen e kontrollit të Kryeministrisë mbi aktivitetin dhe transfertat financiare të bashkive, duke ia lënë mbikëqyrjen vetëm Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe këshillave bashkiakë.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izraeli shkatërron tunele të Hezbollahut në Libanin jugor
Next Article VLEN: Edhe një premtim i përmbushur, gjithsej 600 specializantë në shëndetësinë publike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?