By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MM: 30 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > MM: 30 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive
Shqipëri

MM: 30 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive

admin
Last updated: 07/08/2026 09:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në vend, nga të cilat 8 vijojnë aktive, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Operacionet vijojnë edhe në Priskë dhe Çakallesh, gjithashtu pa rrezik për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, në bashkinë Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në terren të vështirë. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun e Elbasanit vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, në bashkinë Berat, vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E premtja me mot të nxehtë, shi të dobët vetëm në zonat malore të veriut
Next Article Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?