By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Preferenca jonë e parë është presidenti konsensual, nëse jo, presidenti i takon LVV-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Preferenca jonë e parë është presidenti konsensual, nëse jo, presidenti i takon LVV-së
Kosovë

Kurti: Preferenca jonë e parë është presidenti konsensual, nëse jo, presidenti i takon LVV-së

admin
Last updated: 07/08/2026 16:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se preferenca e parë e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet zgjedhja e një presidenti konsensual, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje të tillë, sipas tij, posti i presidentit i takon subjektit fitues të zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Kurti rikujtoi se në zgjedhjet e kaluara kishin garuar me zotimin që subjekti fitues do ta kishte kryeministrin, ndërsa numri dy në listën e tyre, Vjosa Osmani, do të bëhej presidente.

“Asnjëherë presidenti nuk ka qenë nga opozita. Pra, në atë kohë ne patëm garuar paraprakisht me zotimin që subjekti fitues, që më pas doli të ishte Lëvizja Vetëvendosje siç edhe pritej, do ta ketë Kryeministrin, por njëkohësisht që numri dy në listën tonë do të bëhej presidente, përkatësisht zonja Vjosa Osmani. Pra ne atëherë para zgjedhjeve patëm garuar asaj si dhe ka qenë një situatë e periudhës së pandemisë, e pazakonshme”, tha Kurti.

Ai theksoi se preferenca e parë mbetet një president konsensual, por nëse kjo nuk arrihet, atëherë presidenti duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Por tash, natyrisht që preferenca jonë e parë është presidenti konsensual. Por nëse nuk ka president konsensual, edhe nëse vijmë tek presidenti partiak, atëherë është Lëvizja Vetëvendosje. Parti për parti jemi ne. Sepse ne i kemi 53 deputetë, e tre të tjerë së bashku: PDK 22 deputetë, LDK 18 dhe AAK 7, gjithsej bëjnë 47. Pra ne 53, ata 47”, u shpreh ai.

Kurti përsëriti thirrjen që të mos zgjidhet një president partiak, por një figurë që gëzon mbështetje të gjerë.

“Unë po them: Letë mos zgjedhim president partiak. Letë shkojmë me një figurë akademike, profesionist të dëshmuar, me vlera, me kontribute, me merita shoqërore e kombëtare në vendin tonë. Unë besoj që ka dhjetëra të tillë së paku. Një dyzinë sosh unë mund t’ju ia përmend edhe sot këtu”, deklaroi Kurti.

You Might Also Like

Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Negocitat e dështuara për formimin e institucioneve në Kosovë/ PDK dhe LDK thirrje Vetëvendosjes: Seanca konstituive të mbahet sot para skadimit të afatit kushtetues

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues

Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga drunjtë e rrëzuar nga moti i keq në Vodno do të ndërtohet park i ri motorik
Next Article Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?