By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës
Sport

Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës

admin
Last updated: 10/08/2026 11:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Napoli ka refuzuar ofertën e parë të Fenerbahçes për Romelu Lukakun, ndërsa e ardhmja e sulmuesit belg në Itali duket gjithnjë e më e pasigurt.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Fenerbahce dhe Napoli janë ende në negociata për transferimin e Lukakut dhe palët vazhdojnë të besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme.

Lukaku është në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin, e cila skadon në verën e vitit 2027. Për këtë arsye, klubi italian është i gatshëm të shqyrtojë oferta për sulmuesin gjatë kësaj vere.

Raportimet në Itali bëjnë të ditur se Napoli kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit. Ndërkohë, edhe vetë Lukaku raportohet se kërkon një pagë prej rreth 10 milionë eurosh në sezon, një kërkesë që mund ta komplikojë më tej transferimin te klubi turk.

Fenerbahce kishte bërë ofertën e parë të dielën, e cila besohet se ishte në vlerën e rreth 5 milionë eurove. Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, Napoli ka vendosur ta refuzojë këtë propozim, pasi e konsideron shumë të ulët krahasuar me vlerësimin e tij për sulmuesin belg.

Pavarësisht refuzimit të ofertës së parë, Fenerbahce pritet të rikthehet me një propozim të përmirësuar në përpjekje për ta bindur Napolin.

Palët vazhdojnë të jenë në kontakt dhe ekziston optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet, por fillimisht duhet të gjendet një kompromis mes kërkesës së Napolit dhe ofertës së klubit turk.

You Might Also Like

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja

Van Dijk pranë largimit nga Liverpooli, tri liga në garë për yllin holandez

Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë
Next Article Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?