By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë
Shqipëri

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

admin
Last updated: 10/08/2026 14:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka akuzuar qeverinë për censurë ndaj opozitës dhe ka kundërshtuar të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) lidhur me pasqyrimin mediatik të forcave politike.

Berisha tha se të dhënat e AMA-s mbi përmendjen e partive apo individëve nuk tregojnë ndikimin e tyre real në media, pasi, sipas tij, ato matin vetëm numrin e rasteve kur përmendet një emër.

“Edi Rama, duke përdorur një tregues që nuk ka asnjë lidhje me kapjen apo moskapjen e medieve, përpiqet të bindë të tjerët se mediat, sipas përmendjes, të themi, e injorojnë Ramën dhe PS-në dhe u kushtohen atyre vetëm 36 për qind kundrejt 64 për qind që i kushtojnë PD-së”, u shpreh Berisha.

“Në këtë analizë, që AMA me porosi të Edi Ramës, i servir atij, dëshmohet se mediet e kontrolluara nga qeveria merren ditë e natë me shkrime, artikuj, lajme, debate kundër opozitës”, theksoi Berisha.

“Përmendja e partive apo individëve nuk tregon aspak ndikimin e tyre mbi mediet, tregon se sa herë lakohet emri i tyre. Dhe natyrisht, në lakimin për keq nga mediet e qeverisë, ka një person që është kampion dhe ky është Sali Berisha”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së tha se zyra e shtypit e PD-së ka monitoruar katër televizionet kombëtare, RTSH, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus, për një periudhë 30-ditore.

Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, këto televizione i kanë kushtuar Edi Ramës dhe Partisë Socialiste gjithsej 15 orë, 10 minuta e 59 sekonda, ndërsa opozitës 4 orë, 46 minuta e 43 sekonda, ose rreth 23,9% të kohës.

“Katër televizionet kombëtare: televizioni shtetëror, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus, i kanë kushtuar Edi Ramës dhe PS-së në 30 ditë të marra së bashku 15 orë, 10 minuta dhe 59 sekonda. Pra, 15 orë kundrejt vetëm 4 orëve, 46 minutave dhe 43 sekondave”, u shpreh Berisha.

Ai solli si shembull edhe datën 26 qershor, kur, sipas monitorimit të PD-së, opozita kishte marrë 1 minutë e 30 sekonda kohë televizive, ndërsa Partia Socialiste 48 minuta e 45 sekonda.

Berisha e cilësoi këtë një pabarazi ekstreme dhe kërkoi që organizatat e gazetarëve dhe mediat të monitorojnë pasqyrimin e aktiviteteve politike në televizionet kombëtare.

Kreu i PD-së u bëri thirrje mediave dhe organizatave të gazetarëve që të fokusohen te monitorimi i pavarësisë dhe pluralizmit mediatik.

“Ftoj organizatat e gazetarëve shqiptarë, të cilat nuk duhet të pajtohen me një situatë të tillë dramatike pabarazie të monitorojnë dhe t’u thonë shqiptarëve të vërtetën”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Nga alkooli te telefoni, Kodi i ri Rrugor sjell sanksione më të forta, preken dhe monopatinat me motor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim
Next Article Partnerja e Phil Foden nxjerr në shitje fanellat e Anglisë pas përjashtimit të tij nga Botërori
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?