By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Partnerja e Phil Foden nxjerr në shitje fanellat e Anglisë pas përjashtimit të tij nga Botërori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Partnerja e Phil Foden nxjerr në shitje fanellat e Anglisë pas përjashtimit të tij nga Botërori
Showbizz

Partnerja e Phil Foden nxjerr në shitje fanellat e Anglisë pas përjashtimit të tij nga Botërori

admin
Last updated: 10/08/2026 14:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partnerja e Phil Foden, Rebecca Cooke, ka tërhequr vëmendjen me një veprim të papritur, duke nxjerrë në shitje fanellat e Anglisë në platformën Vinted, e njohur për shitjen e veshjeve të përdorura.

Lëvizja është interpretuar si një reagim ndaj vendimit të trajnerit Thomas Tuchel për të mos e përfshirë Foden në skuadrën e Anglisë për Botërorin 2026.

Sipas “The Sun”, Cooke ka vendosur në shitje fanellën e bardhë dhe atë të kuqe të Anglisë, me një çmim prej 70 funtesh (rreth 81 euro) secila.

 Screenshot

Fanellat ishin përshtatur nga një kompani veshjesh, e cila i kishte ngushtuar në pjesën e belit. I njëjti modifikim ishte pëlqyer edhe nga Ellie Watkins, bashkëshortja e Ollie Watkins.

Cooke, e cila ka tre fëmijë me Foden, thuhet se ka nxjerrë në shitje më shumë se 100 artikuj në profilin e saj në Vinted, përfshirë edhe katër fanella të ngjashme të Manchester City.

 Screenshot

Duke komentuar shitjen e fanellave të Anglisë, një burim tha për “The Sun”: “Ndoshta Rebecca kishte një këmbë në avion kur ajo i mori ato”.

Sezoni 2025-26 nuk ishte më i miri për Foden, ndërsa Manchester City humbi për të dytin vit radhazi garën për titullin e Premier League.

Në fillim të kësaj jave, futbollisti foli edhe për vendimin për të mos u përfshirë në Botëror.

“U shkëputa për pak kohë nga futbolli, kalova kohë të mira me familjen dhe pushova”, tha Foden, “në sezonin e ri dua të kem një vit të mirë, të ndihmoj skuadrën sa më shumë të jetë e mundur dhe do të përpiqem të jem një prej liderëve me shpresën për të fituar tituj gjithashtu”.

You Might Also Like

Lisa Kudrow e “Friends” zbulon kërkesën e bezdisshme të fansave që refuzon: Vërtet nuk dua ta bëj këtë

“E preferuara ime e ditës është Kendall”, Kylie Jenner zbulon motrën e saj të preferuar

Selena Gomez dhe Benny Blanco shijojnë momente romantike në Venecia

“Motër e vogël, kjo këngë është për ty”, Cruz Beckham emocionon Harperin në Festivalin e Reading

“Këtu bëhen edhe dasma”, Harry Styles bën shaka për martesën e Taylor Swift në Madison Square Garden

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë
Next Article BDI pretendon se asnjë zv/kryeministër i parë nga VLEN nuk ka kryesuar seancë të qeverisë, por Mexhiti rezulton të ketë kryesuar (FOTO)
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?