Shkup, 10 gusht Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me rolin e zëvendëskryeministrave të parë shqiptarë në Qeveri, duke pretenduar se që nga qershori i vitit 2024, asnjëri prej tyre nuk ka kryesuar asnjë seancë të Qeverisë, përcjell TV21. Sipas BDI-së, Izet Mexhiti, Bekim Sali dhe Arben Fetai kanë pasur nga zero seanca të kryesuara.
Mirëpo nga një kërkim i thjeshtë në Facebook, del që ish-zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, kishte kryesuar seancë të qeverisë, përkatësisht më 11 korrik të vitit 2024.


