By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas infarktit të rëndë, pacientja falënderon stafin e QSUNT: Përkushtim dhe profesionalizëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pas infarktit të rëndë, pacientja falënderon stafin e QSUNT: Përkushtim dhe profesionalizëm
Shqipëri

Pas infarktit të rëndë, pacientja falënderon stafin e QSUNT: Përkushtim dhe profesionalizëm

admin
Last updated: 12/08/2026 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përcolli sot historinë e një paciente të trajtuar pas një infarkti të rëndë.

Në një dëshmi të publikuar nga QSUNT në rrjetet sociale, pacientja tregon përvojën e saj gjatë trajtimit, nga shërbimi i urgjencës dhe reanimacioni, deri në pavijonin e Kardiokirurgjisë, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e stafit shëndetësor.

“Jam shtruar me zemër. Kam qenë në një gjendje shumë të keqe, me infarkt. Më ra në shtëpi dhe kam ardhur me urgjencë në spital”, shprehet pacientja, e cila thekson se është ndier e sigurt dhe e mirëtrajtuar gjatë gjithë periudhës së hospitalizimit.

Ajo shpreh mirënjohje të veçantë për mjekët, infermierët, sanitaret dhe të gjithë personelin që u kujdesën për të, ndërsa falënderon posaçërisht shefin e Kardiokirurgjisë, Alban Dibrën.

“Jetën e kam nga Albani dhe e përshëndes shumë”, shprehet ajo, duke vlerësuar punën e mjekëve dhe përkushtimin e tyre ndaj pacientëve.

Pacientja veçon gjithashtu kujdesin 24 orë në 24, përkushtimin e kryeinfermieres dhe stafit infermieror, si dhe pastërtinë dhe rregullin në ambientet spitalore.

“Tani jam gati që të dal në shtëpi e shëndoshë e mirë”, shprehet ajo, duke e cilësuar përvojën e saj në spital si një dëshmi të rëndësisë së kujdesit njerëzor dhe profesional ndaj pacientit.

QSUNT nënvizon se pas çdo “faleminderit” të një pacienti qëndron një histori njerëzore, një moment vështirësie dhe një ekip profesionistësh që kanë qenë aty për të ofruar kujdes dhe mbështetje.

“Me përkushtim. Me profesionalizëm. Me zemër”, thuhet në mesazhin e QSUNT.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti të mërkurën i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë përgjatë bregdetit
Next Article Fluks në rritje turistësh vendas dhe të huaj në Berat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?