By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëntë vatra zjarri aktive, 395 forca operacionale dhe tre helikopterë në terren
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nëntë vatra zjarri aktive, 395 forca operacionale dhe tre helikopterë në terren
Shqipëri

Nëntë vatra zjarri aktive, 395 forca operacionale dhe tre helikopterë në terren

admin
Last updated: 12/08/2026 09:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – 25 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga të cilat nëntë vijojnë të jenë aktive, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Në terren po operojnë gjithashtu 167 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Dajt dhe Priskë të Madhe vijojnë ndërhyrjet e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së, me mbështetje nga ajri. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës, operacioni vijon me 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa gjatë ditës së djeshme ndërhyrja u mbështet edhe nga dy avionë “Air Tractor”.

Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil, me angazhim të forcave ushtarake, strukturave vendore dhe mbështetje nga ajri. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërhyrjet vijojnë edhe në Nemërçkë dhe malin Dhëmbel, në Përmet, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, bashkiake dhe efektivë të FA-së. Edhe në këto zona nuk ka rrezik për banesat.

Një nga operacionet më të rëndësishme po zhvillohet në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, ku zjarri është pranë disa banesave. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM, vullnetarë, 50 efektivë të FA-së, dy helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për mbrojtjen e komunitetit.

Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur, me pyll pishe. Operacioni po zhvillohet nga forcat zjarrfikëse të Devollit dhe Korçës, në bashkëpunim me shërbimin pyjor. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se operacionet vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e banesave dhe komuniteteve, kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fluks në rritje turistësh vendas dhe të huaj në Berat
Next Article Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?