By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rikualifikohet njësia e re onkologjike e kimioterapisë në Korçë, shërbim më pranë pacientëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rikualifikohet njësia e re onkologjike e kimioterapisë në Korçë, shërbim më pranë pacientëve
Shqipëri

Rikualifikohet njësia e re onkologjike e kimioterapisë në Korçë, shërbim më pranë pacientëve

admin
Last updated: 12/08/2026 13:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Shërbimi onkologjik po afrohet gjithnjë e më shumë me pacientët. Në Spitalin Rajonal të Korçës është rikualifikuar njësia e kimioterapisë ditore, e rikonstruktuar dhe e pajisur sipas standardeve bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

Rreth 300 pacientë të qarkut të Korçës që marrin trajtim kimioterapeutik do të mund ta kryejnë atë pranë vendbanimit të tyre, në një mjedis të sigurt, modern dhe të përshtatur për nevojat e tyre.

Gjatë vizitës në njësinë e re, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se decentralizimi i shërbimeve onkologjike është një nga drejtimet kryesore të transformimit të kujdesit ndaj pacientëve me kancer.

“Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve.”

Njësia e re është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe shoqatës amerikane Albania Fighting Cancer, duke mundësuar rikonstruksionin dhe krijimin e një mjedisi bashkëkohor për administrimin e trajtimeve kimioterapeutike.

Korça është pjesë e një transformimi më të gjerë të shërbimeve onkologjike në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po vijon modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, me synim që pacientët të marrin trajtim cilësor sa më pranë vendbanimit dhe që shërbimet të funksionojnë me standarde të njëjta në të gjithë territorin.

Kjo qasje do të mbështetet edhe nga Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve, të cilët do të krijojnë një model të integruar të kujdesit onkologjik, duke lidhur shërbimet rajonale me qendrën universitare dhe duke garantuar koordinim më të mirë të diagnostikimit, trajtimit dhe ndjekjes së pacientëve.

“Ne po ndërtojmë një sistem ku nuk ka rëndësi nëse pacienti jeton në Korçë, Shkodër, Vlorë apo Tiranë. Standardi i kujdesit duhet të jetë i njëjtë. Instituti Kombëtar i Tumoreve dhe Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë do të na mundësojnë pikërisht këtë: një sistem të integruar, ku ekspertiza, protokollet dhe teknologjia lidhen me njëra-tjetrën dhe ku pacienti është në qendër të çdo vendimmarrjeje”, tha Sala.

Përveç kimioterapisë, Spitali Rajonal i Korçës po fuqizon edhe kapacitetet diagnostikuese. Shërbimi i radiologjisë është pajisur me teknologji moderne, ndërsa së shpejti do të instalohet edhe sistemi RIS/PACS, i cili do të mundësojë menaxhim dhe akses më efikas të informacionit radiologjik dhe do të krijojë mundësi për një diagnostikim më të shpejtë dhe më të koordinuar.

Investimet në Korçë dhe në pikat e tjera rajonale janë pjesë e një vizioni më të gjerë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: nga një kujdes onkologjik i përqendruar, drejt një rrjeti kombëtar të integruar, ku infrastruktura, teknologjia, ekspertiza dhe protokollet e trajtimit bashkohen për t’i ofruar pacientit më shumë siguri, më shumë cilësi dhe më shumë mundësi për ta marrë kujdesin pranë shtëpisë.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
Next Article Berisha: Deklaratat e Vuçiç për devijimin e Ibrit, destabilizuese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?