By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë
Shqipëri

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

admin
Last updated: 17/08/2026 11:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të tyre, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Malin e Dajtit, Tiranë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, me angazhimin e forcave tokësore dhe dy helikopterëve. Sipas informacionit zyrtar, vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër, operacioni vijon me forca të shumta tokësore dhe mbështetje nga dy avionë “Air Tractor”. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Qafë Helmës dhe Bruç, puna vijon në terren të vështirë. Zjarri në Qafë Helmës është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Strukturat në terren vijojnë ndërhyrjen dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj të Mirditës, vijon ndërhyrja pas hapjes së korridoreve ndarëse, me mbështetje edhe nga ajri.

Në Fushë-Lajë të Pukës, zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë në Rrjoll, situata po monitorohet edhe përmes dronëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me strukturat qendrore e vendore të Mbrojtjes Civile, duke përqendruar kapacitetet tokësore dhe ajrore në vatrat ku kërkohet ndërhyrje më intensive.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sala në Korçë: Ngremë shërbimin e Geriatrisë, model i ri kujdesi për të moshuarit
Next Article Arrestimi i të shumëkërkuarit në Krujë, Lamallari përgëzon finalizimin e operacionit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?