By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: INSTAT: Eksportet u rriten 10,6% në korrik, arritën 33,7 miliardë lekë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > INSTAT: Eksportet u rriten 10,6% në korrik, arritën 33,7 miliardë lekë
Shqipëri

INSTAT: Eksportet u rriten 10,6% në korrik, arritën 33,7 miliardë lekë

admin
Last updated: 17/08/2026 13:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Eksportet shqiptare vijuan trendin pozitiv në korrik 2026, duke arritur vlerën e 33,7 miliardë lekëve, me një rritje prej 10,6% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në raport me qershorin 2026, eksportet shënuan një ulje prej 5%. Ndërkohë, importet e mallrave arritën në 86,4 miliardë lekë, duke u rritur me 3,6% në krahasim me korrikun 2025 dhe me 3,5% kundrejt qershorit 2026.

INSTAT bën të ditur se, deficiti tregtar në korrik ishte 52,8 miliardë lekë, me një ulje prej 0,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në raport me qershorin u rrit me 9,8%.

Referuar statistikave, rritja e eksporteve në korrik u mbështet kryesisht nga grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, i cili kontribuoi me 8,9 pikë përqindjeje, i ndjekur nga “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 5,3 pikë përqindjeje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,9 pikë përqindjeje.

Në kah të kundërt ndikuan “Tekstile dhe këpucë”, me rënie 4,3 pikë përqindjeje, dhe “Produkte kimike dhe plastike”, që zbritën me 0,6 pikë përqindjeje.

Edhe rritja e importeve u ndikua pozitivisht nga disa grupe. “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kontribuuan me 1,5 pikë përqindjeje, “Ushqime, pije, duhan” me 0,8 pikë përqindjeje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 0,3 pikë përqindjeje.

Ndërsa në uljen e rritjes së importeve ndikuan negativisht grupet “Lëkurë dhe artikujt prej tyre”, me 0,02 pikë përqindjeje, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me 0,01 pikë përqindjeje.

Të dhënat e INSTAT tregojnë një ecuri pozitive të eksporteve në terma vjetorë, të mbështetur veçanërisht nga materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk është më prioritet, edhe pse nuk kemi hequr dorë
Next Article BDI: Në Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes e prezantoi zyrtarisht atë si “Armata Maqedonase”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?