By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit
Shqipëri

Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit

admin
Last updated: 17/08/2026 15:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet me fazën e tretë të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor. Pas hapjes së gjashtë kilometrave të parë tashmë punimet janë përqendruar në segmentin nga mbikalimi i Rinasit në drejtim të Limuthit.

Po punohet me intensitet me mbushjen e trupit të rrugës, ndërsa kanë përfunduar punimet për muret mbajtëse.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan nga afër punimet ku deri më tani janë realizuar afro 26% e tyre.

“Kjo fazë kontrate përfshin zgjerimin e trupit të rrugës në tre korsi plus një emergjence. Ndërkohë që përfshihet gjithashtu dhe mbikalimi në disnivel ose nyja në disnivel e Laknasit dhe ndërtimi i mbikalimit të ri të Kasharit, që do të jetë me strukturë metalike me gjatësi 94 m të gjatë”, tha Kozeli.

Hapja e gjashtë kilometrave të parë ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen qarkullimin e automjeteve, ndërsa po vijohet me fazën e tretë duke pasur objektiv përfundimin e saj brenda një kohe sa më të shpejt për ti dhënë një frymëmarrje lëvizjen edhe në këtë segment rrugor.

“Pas dy fazave që janë përmbyllur me sukses dhe që është e dukshme pasi trafiku është zhbllokuar me tre korsi deri në mbikalimin e Rinasit, tashmë jemi në punimet për përfundimin e zgjerimit deri në drejtimin e Limuthit”, bëri të ditur ministri Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi që projekti të adresojë edhe shqetësimet e komunitetit dhe bizneseve që operojnë në zonë për të pasur akses në aksin rrugor. Sa i takon mbikalimeve për këmbësorët përgjatë gjashtë kilometrave të parë të autostradës, ministri tha se shqetësimi i ngritur nga banorët pak javë më parë tashmë ka gjetur zgjidhje.

“Kantieri është i mobilizuar. Të kemi në vëmendje përmbylljen aty ku kemi mundësi edhe të atyre problematikave që kanë ngritur banorët, aty te nyja e Rinasit, të vazhdohet me prioritet për sa i përket mbikalimeve që bëjnë edhe ndërlidhjen e banorëve dhe që ka qenë shqetësim i shtuar”, tha Karakaçi.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
Next Article “Kohë të mira dhe miq të mirë”, postimi i fundit i Hayden Panettiere vetëm dy javë para vdekjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?