By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëntë vatra aktive zjarri dhe 1 nën monitorim, situatë problematike në Gojan–Gjegjan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nëntë vatra aktive zjarri dhe 1 nën monitorim, situatë problematike në Gojan–Gjegjan
Shqipëri

Nëntë vatra aktive zjarri dhe 1 nën monitorim, situatë problematike në Gojan–Gjegjan

admin
Last updated: 21/08/2026 10:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Njëzet vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, ndërsa 9 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe një tjetër është nën monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Situata më problematike paraqitet në Gojan–Gjegjan, Pukë, ku era e fortë dhe terreni i thyer kanë vështirësuar operacionet. Forcat në terren janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve. Operacioni është mbështetur nga 40 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Në Mal Milot, Kurbin, vatra vijon të jetë aktive, por rreziku për banesat është eliminuar për momentin. Në terren ndodhen forca zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me forca dhe mjete të Forcave të Armatosura.

Në Dajt, Tiranë, është regjistruar riaktivizim i vatrës. Operacioni vijon me angazhimin e strukturave të MZSH-së, AZM-së dhe Forcave të Armatosura, me mbështetjen e një helikopteri. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Dukat, Vlorë, zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit. Në terren operojnë forcat vendore dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa aktualisht nuk rrezikohen banesat.

Në Ballaxhiaj, Memaliaj, zjarri është nën kontroll dhe larg zonave të banuara. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse, Policia dhe vullnetarë, ndërsa disa banorë janë evakuuar.

Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht. Ndërkohë, vatra në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin dhe koordinimin e situatës në të gjithë territorin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale vijojnë të jenë të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve, si dhe izolimin e vatrave aktive.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Muzeu Kombëtar i Lundrimit, rrëfenjë për lidhjen e hershme të Shkodrës me liqenin
Next Article Bozhinovska: Transformimi digjital dhe siguria kibernetike janë kyçe për një sistem energjetik të sigurt dhe rezistent
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?