By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?
Shqipëri

Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?

admin
Last updated: 21/08/2026 12:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten ende larg shfrytëzimit të plotë të paketës financiare prej 6 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian.

Nga viti 2024 deri në maj 2026, janë disbursuar vetëm 673.6 milionë euro, ose 11.2% e Planit të Rritjes, ndërsa rreth 5.33 miliardë euro mbeten ende të pashpërndara, sipas të dhënave të WeBalkans.eu, platformës së komunikimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Të dhënat tregojnë se, me pak më shumë se një vit të mbetur deri në afatin përfundimtar, rajoni ka marrë vetëm një pjesë të vogël të financimit në dispozicion. Të gjitha projektet e mbështetura nga Plani i Rritjes duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe nuk parashikohet shtyrje e afatit, shkruan Monitor.al.

Plani i Rritjes përbëhet nga 4 miliardë euro kredi me kushte të favorshme dhe 2 miliardë euro grante.

Ndryshe nga programet tradicionale të ndihmës, pagesat lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të përcaktuara në Agjendën e Reformave të secilit vend. Vendet raportojnë dy herë në vit dhe më pas Komisioni Evropian vlerëson nëse objektivat janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme.

Mali i Zi dhe Shqipëria kryesojnë rajonin për nga përqindja e fondeve të disbursuara, megjithëse të dyja vendet kanë marrë më pak se një të katërtën e financimit të vënë në dispozicion.

Sipas të dhënave zyrtare, Mali i Zi ka marrë 89.3 milionë euro nga 383.5 milionë euro të alokuara, ose rreth 23.3%. Shqipëria ka marrë 212.8 milionë euro nga 922.1 milionë euro, ose rreth 23.1% të shumës së saj.

Maqedonia e Veriut ka marrë 142.1 milionë euro nga 750.4 milionë euro, ose 18.9%. Serbia, që ka paketën më të madhe financiare në rajon, ka marrë vetëm 167.5 milionë euro nga rreth 1.59 miliardë euro, ose 10.6%.

Kosova ka marrë 61.8 milionë euro nga 882.6 milionë euro, e barabartë me vetëm 7% të shumës së alokuar.

Bosnjë-Hercegovina nuk ka marrë ende asnjë fond në kuadër të këtij instrumenti.

Financimi i planifikuar për Bosnjë-Hercegovinën është ulur gjithashtu me 10%, nga 1.085 miliardë euro në 976.6 milionë euro, pasi vendi ishte i fundit në rajon që përfundoi Agjendën e Reformave.

Fondet e disbursuara nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë shpenzuar.

Edhe shifra prej 11.2% i referohet fondeve të lëvruara nga Bashkimi Evropian dhe jo domosdoshmërisht investimeve të përfunduara.

Në këstin e fundit prej 49 milionë eurosh për Shqipërinë, për shembull, 22.8 milionë euro u transferuan në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër u vu në dispozicion për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, në varësi të miratimit të procedurave përkatëse.

I njëjti mekanizëm zbatohet edhe për vendet e tjera. Nga kësti prej 44.2 milionë eurosh për Malin e Zi, 20.6 milionë euro u transferuan në buxhetin e shtetit, ndërsa nga kësti prej 65.7 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut, 30.6 milionë euro u paguan drejtpërdrejt në buxhet. Fondet e mbetura janë të destinuara për projekte në transport, energji, digjitalizim dhe kapital njerëzor.

Niveli real i zbatimit dhe përdorimit të fondeve në projekte konkrete mund të jetë më i ulët se shuma e raportuar si e disbursuar.

Ritmi i ngadaltë i reformave mund t’u kushtojë vendeve të rajonit edhe një pjesë të financimit në dispozicion.

Sipas WeBalkans, vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, rrezikojnë të humbasin në total më shumë se 333 milionë euro nëse nuk përmbushin objektivat e reformave të lidhura me afatin e qershorit 2026. Bosnjë-Hercegovinës i është dhënë një afat i zgjatur deri në dhjetor.

Vendet që nuk përmbushin angazhimet e tyre mund të humbasin fondet e alokuara, të cilat më pas mund të rishpërndahen te vendet e tjera të rajonit.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar
Next Article Vrasja e turistit portugez në Ksamil, S.V dhe 10 të arrestuarit e tjerë dalin para gjykatës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?