By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 43 raste me ethe të Nilit Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 43 raste me ethe të Nilit Perëndimor
Maqedoni

Në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 43 raste me ethe të Nilit Perëndimor

admin
Last updated: 21/08/2026 13:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Gjithsej 43 raste me ethe të Nilit Perëndimor janë regjistruar deri tani në vend – bëri të ditur sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Sipas ministrit, 40 prej tyre janë konfirmuar përfundimisht, ndërsa tre raste janë konfirmuar me një test.

Rastet e para janë evidentuar në komunat e Shkupit, Qendër dhe Çair.

“Që nga konferenca e fundit për media e deri më tani janë regjistruar dy raste të reja në Qendër, një në Çair dhe një në Aerodrom, në kufi me pjesën rurale. Pamja klinike është standarde dhe nuk ka ndryshime në këtë aspekt”, deklaroi Klekovski në konferencën e sotme.

Në kuadër të monitorimit të shpendëve, ministri bëri të ditur se është identifikuar shpendi i parë i ngordhur me virusin e Nilit Perëndimor. Bëhet fjalë për një korb që është gjetur në Shkup.

“Shpendët e ngordhur mblidhen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas së cilës bëhet identifikimi i mëtejshëm i zonave me rrezik nga ethet e Nilit Perëndimor”, tha Klekovski, duke falënderuar qytetarët që raportojnë rastet e shpendëve të ngordhur.

Para konferencës së sotme, Klekovski tha se kishte zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Shkupit dhe të Rajonit të Shkupit për identifikimin e zonave me rrezik të lartë për ethet e Nilit Perëndimor.

Qëllimi i takimit, sipas tij, është identifikimi i këtyre zonave, pasi mushkonjat nuk njohin kufijtë administrativë të komunave.

“Në disa komuna, për shembull në Sopishtë, nuk ka zona me rrezik të lartë, por ka raste. Në Çuçer Sandevë nuk ka zona me rrezik të lartë, por ka në kufi me Butelin dhe jemi përpjekur t’i identifikojmë. Aktualisht po punojmë me 34 zona me rrezik, prej të cilave 13 janë me rrezik të lartë. Kjo është e dukshme edhe në imazhet satelitore”, deklaroi ministri.

Ekzistojnë dy kritere kryesore për përcaktimin e rrezikut të një lokacioni: uji i ndenjur dhe niveli i lartë i lëndës organike. Në thelb, sipas Klekovskit, duhet të ketë ujë të ndenjur dhe mbetje organike në të.

Shembuj të zonave me rrezik të lartë janë kanalet e ujitjes në Fushën e Shkupit ose pjesët “e vdekura” të lumenjve.

“Serava është pjesë e problemit në Haraçinë dhe Butel, kanalet në Jurumleri, Stajkovc dhe Singeliq në Gazi Babë, kanali kryesor në Ilinden në Fushën e Shkupit, kanalet në Draçevë, kanalet në Batinci dhe Studeniçan. Ajo që kemi identifikuar janë edhe disa lloje të tjera lokacionesh me rrezik të lartë, të cilat më parë nuk ishin marrë parasysh. Bëhet fjalë për gropat septike. Rrugët dhe vendbanimet me një numër të madh gropash septike hyjnë në kategorinë e rrezikut të lartë”, tha ministri.

Sipas tij, në këtë kategori hyjnë edhe varrezat, për shkak të ujit të ndenjur në vazot e luleve dhe pranisë së lëndës organike, si dhe deponitë e gomave të vjetra. Nëse ato nuk ruhen siç duhet, gomat janë vende ideale për shumimin dhe qëndrimin e mushkonjave.

Një pjesë edhe më e madhe e rrezikut, sipas Klekovskit, vjen nga gjëra të vogla ose të padukshme, si hidrantët e prishur, vazot e luleve që mbahen jashtë, fuçitë e vjetra me ujë shiu dhe, në përgjithësi, uji i ndenjur.

Rrezik të caktuar mund të paraqesin edhe çezmat publike të dëmtuara, por edhe ujitja e parqeve, nëse nuk kryhet siç duhet.

Klekovski siguroi se spërkatja kundër mushkonjave kryhet me preparate të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe se ato nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bilall Kasami në Turqi: Tetova dhe Ümraniye synojnë forcim të bashkëpunimit ndërkomunal
Next Article VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?