By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj
Kulturë

TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj

admin
Last updated: 27/08/2026 13:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Eventet dhe performancat artistike të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) po i shton vlerë ofertës kulturore dhe sezonit turistik në vend.

TKOBAP ka shënuar rritje të ndjeshme të aktivitetit artistik gjatë periudhës janar–korrik 2026, ndërsa të ardhurat nga eventet kulturore janë më shumë se dyfishuar, duke arritur në 19 milionë lekë, nga 9,44 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau statistikat e aktivitetit të TKOBAP, duke theksuar rritjen e numrit të eventeve, premierave, spektatorëve dhe të ardhurave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Gonxhja, gjatë shtatë muajve të parë të vitit u zhvilluan 150 evente, nga 122 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, me një rritje prej 23%.

Numri i premierave arriti në 58, kundrejt 24 premierave në vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 142%.

Edhe interesi i publikut ka ardhur në rritje. Gjatë periudhës janar–korrik u shitën rreth 19 mijë bileta, nga 10 178 një vit më parë, ose 86,7% më shumë.

Të ardhurat nga aktivitetet artistike arritën në 19 milionë lekë, nga 9,44 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 101,3%.

Në aktivitetet e TKOBAP morën pjesë mbi 21 mijë spektatorë, ndërsa në skenat shqiptare dhe ndërkombëtare u angazhuan më shumë se 400 artistë. Gjatë kësaj periudhe, trupa realizoi gjithashtu mbi 10 shfaqje në skena ndërkombëtare.

Gonxhja vlerësoi se rritja e aktivitetit të TKOBAP nuk matet vetëm përmes shifrave, por edhe përmes rritjes së pjesëmarrjes së publikut, mbushjes së sallave dhe prezantimit të artit shqiptar përtej kufijve.

Aktiviteti kulturor, veçanërisht gjatë sezonit turistik, përbën një element të rëndësishëm të ofertës turistike të vendit, duke ndërthurur promovimin e kulturës shqiptare me zhvillimin e ekonomisë turistike.

You Might Also Like

ËNDRRA

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

In Memoriam: Dolly Parton (1946-2026) – karriera e pashoqe që përmbysi klishetë e muzikës kantri

MALL E KEQARDHJE

Trashëgimia kulturore nënujore, thesaret e fshehura të historisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekskluzive: Faton Azizi në garë për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
Next Article Komisioni për Përzgjedhjen e Gjykatësve në GJEDNJ: Nuk do t’i komentojmë qëndrimet e kandidatëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?