By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Gjirokastra, nga bukuritë e fshehura pas harresës, në një prej destinacioneve më të vizituara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Gjirokastra, nga bukuritë e fshehura pas harresës, në një prej destinacioneve më të vizituara
Shqipëri

Rama: Gjirokastra, nga bukuritë e fshehura pas harresës, në një prej destinacioneve më të vizituara

admin
Last updated: 31/08/2026 09:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 gusht, argument.mk/ – Qyteti i gurtë i Gjirokastrës vijon të mbetet ndalesë e rëndësishme në hartën e udhëtimeve të turistëve vendas e të huaj në Shqipëri.

I shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, ky qytet mbart një histori të pasur, arkitekturë unike dhe një atmosferë që të rikthen pas në kohë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, duke vënë në pah transformimin e qytetit dhe zhvillimin e tij si një nga destinacionet turistike më të rëndësishme në vend.

Rama ka krahasuar Gjirokastrën e së kaluarës me qytetin që turistët vizitojnë sot, duke e cilësuar këtë ndryshim si një transformim që duket në çdo gur dhe në çdo rrugicë.

Në pamjet e publikuara, Rama sjellë në vëmendje gjendjen e dikurshme të qytetit dhe tregon ndryshimin e peizazhit urban të Gjirokastrës, përmes rijetëzimit të hapësirave historike.

Gjirokastrën e gjetëm me shumë nga bukuritë e saj të fshehura pas harresës dhe që sot, e transformuar, flet vetë, gur pas guri dhe rrugicë pas rrugice, si një nga destinacionet më të bukura e më të vizituara të Shqipërisë”, thekson kryeministri.

Gjirokastra tërheq vizitorë me autenticitetin e saj ku shtëpitë karakteristike prej guri, rrugicat e ngushta me kalldrëm dhe pamjet panoramike krijojnë një përvojë të veçantë për çdo turist.

Simboli më i njohur i qytetit është Kalaja e Gjirokastrës, e vendosur mbi një kodër që shkëputet lehtë nga Mali i Gjerë.

Ajo ngrihet në një pozicion strategjik vrojtimi, rreth 370 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një panoramë të gjerë mbi qytetin dhe zonat përreth.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i qëndrueshëm, prani e lartë grimcash rëre e pluhuri në ajër
Next Article Uji në Shkup është i sigurt për pije
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?