By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit
Shqipëri

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

admin
Last updated: 19/09/2026 16:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 shtator argument.mk/ – Forcimi i financave publike, rritja ekonomike dhe progresi në reformat strukturore janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në vlerësimin e ri të Moody’s për Shqipërinë.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit ka ndryshuar perspektivën për vendin nga ‘e qëndrueshme’ në ‘pozitive’, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin në nivelin Ba3.

Sipas Moody’s, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të viteve të fundit, ndërsa pozicioni fiskal dhe ai i jashtëm janë forcuar. Agjencia pret që rritja ekonomike të vijojë në periudhën afatmesme, ndërsa borxhi publik të ulet gradualisht.

“Moody’s parashikon rritje reale të PBB-së prej 3.6% në vitin 2026 dhe 3.5% në vitin 2027, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka dëshmuar deri tani qëndrueshmëri ndaj efekteve të konfliktit në Lindjen e Mesme, falë mbështetjes pothuajse tërësore tek energjia e rinovueshme. Gjithashtu, Moody’s thekson se falë rritjes ekonomike të fortë dhe deficiteve të kontrolluara fiskale, borxhi i qeverisjes së përgjithshme do të vazhdojë të ulet gradualisht, në 50.2% të PBB-së në vitin 2027, nga 52.9% në fund të vitit 2025”, u shpreh Ministria e Financave.

Një tjetër element i rëndësishëm është pozicioni i jashtëm i vendit. Deficiti i llogarisë korente u ngushtua në vetëm 0.7 për qind të PBB-së gjatë vitit 2025, ndërsa investimet e huaja direkte vijuan të mbulojnë plotësisht këtë deficit. Sipas Ministrisë së Financave, ky përmirësim mbështet objektivat afatgjata të integrimit evropian të vendit.

“Agjencia vlerëson se progresi i vazhdueshëm i reformave, i mbështetur nga këto financime, ka potencialin të forcojë më tej profilin institucional dhe të qeverisjes së vendit.”

Për Ministrinë e Financave, vlerësimi i radhës i Moody’s është një tregues i stabilitetit makroekonomik dhe i progresit të reformave.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bedri Hamza viziton familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Nuk janë vetëm
Next Article ZNAM prezanton raportin për dy vitet e punës: „Dy vite punë. Dy vite rezultate. Një dashuri – Maqedonia“
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?