By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël
Shqipëri

Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël

admin
Last updated: 22/09/2026 09:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 shtator, argument.mk/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës, ku theksoi rëndësinë e një kujdesi shëndetësor më pranë qytetarëve dhe të koordinimit më të mirë të shërbimeve në funksion të pacientit.

Gjatë takimit, Spahiu u shpreh se puna për përmirësimin e kujdesit shëndetësor kërkon angazhim dhe bashkëpunim të përditshëm, me fokus në adresimin konkret të nevojave të pacientëve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përdorimin e teknologjisë në shërbimet shëndetësore. Spahiu bëri të ditur se, nëpërmjet AKSHI-t, kodi i recetës elektronike do të jetë i integruar në sistemin e farmacive, duke synuar më shumë transparencë dhe lehtësi për qytetarët.

Një tjetër fokus i diskutimit ishte vlerësimi i fëmijëve me probleme të spektrit të autizmit, si dhe personave të moshës së tretë që ndodhen në qendra rezidenciale, të cilët u cilësuan si kategori vulnerabël.

Sipas Spahiut, vlerësimi i këtyre kategorive po nis në të gjithë vendin dhe pritet të shoqërohet me një protokoll të përcaktuar, në mënyrë që pas vlerësimit pacientëve t’u ofrohet edhe rruga e duhur e trajtimit dhe shërbimit, pa u kufizuar vetëm në orientimin drejt një strukture tjetër shëndetësore.

Spahiu foli edhe për ndërhyrjet në shërbimet pediatrike, duke theksuar se për raste akute mund të ndërmerren ndërhyrje të posaçme, sipas moshës dhe nevojave të pacientëve.

“Puna për një kujdes shëndetësor më pranë qytetarit kërkon angazhim, bashkëpunim dhe përkushtim çdo ditë”, tha Spahiu, duke nënvizuar synimin për një rrugë më të thjeshtë, më të koordinuar dhe më njerëzore për pacientin.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Farma Sotira në Kolonjë, natyra dhe mikpritja shqiptare bashkohen në një përvojë agroturizmi
Next Article Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?