By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: G7 dënon sulmet e rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, i kërkon Iranit t’i japë fund mbështetjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > G7 dënon sulmet e rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, i kërkon Iranit t’i japë fund mbështetjes
Bota

G7 dënon sulmet e rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, i kërkon Iranit t’i japë fund mbështetjes

admin
Last updated: 22/09/2026 10:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ankara, 22 shtator, argument.mk/ – Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara dhe demokratike, G7, ka dënuar sulmet e milicisë Houthi, e mbështetur nga Irani, ndaj Arabisë Saudite, si dhe veprimet ushtarake të grupit në Jemen.

Ministrat e Jashtëm të G7 deklaruan në një komunikatë të përbashkët se përshkallëzimi i konfliktit në Jemen, përbën një “kërcënim të papranueshëm” për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, sigurinë globale të energjisë, si dhe sigurinë në Detin e Kuq dhe Ngushticën Bab al-Mandabit.

G7 përbëhet nga Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rebelët Houthi morën nën kontroll bregdetin perëndimor të Jemenit, gjatë një ofensive të shpejtë javën e kaluar, duke fituar qasje në Ngushticën strategjike Bab al-Mandabit, në hyrje të Detit të Kuq.

Që prej përshkallëzimit të fundit të konfliktit, edhe Arabia Saudite është përballur me sulme të reja nga Houthit.

Rëndësia e Bab al-Mandabit është rritur për shkak të krizës në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar shqetësimet se mund të krijohet një tjetër pikë e ngushtë për transportin ndërkombëtar detar.

G7 u bëri thirrje rebelëve Houthi të ndalojnë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, kërcënimet dhe sulmet ndaj anijeve civile.

Grupi i bëri gjithashtu thirrje Iranit t’i japë fund armatosjes dhe mbështetjes së rebelëve Houthi dhe shprehu “solidaritetin e plotë” me Arabinë Saudite dhe qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi më herët sulmet e rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite.

Milicia Houthi morën kontrollin e kryeqytetit të Jemenit, Sana’a, dhe pjesës më të madhe të veriut të vendit në vitin 2014. Aktualisht, ata kontrollojnë zona të mëdha të Jemenit.

Arabia Saudite ka luftuar kundër grupit për më shumë se një dekadë, në krah të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit. Ajo drejton gjithashtu një koalicion ushtarak që mbështet këtë qeveri.

You Might Also Like

BE bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq

BE-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë

Irani: Hapim Hormuzin brenda shtatë ditëve nëse SHBA-ja lehtëson presionin ushtarak

Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të shtëna pranë një shkolle, katër të plagosur
Next Article Shtëpia e Bardhë nis transmetimin online “Trump TV”, përshkallëzohet përplasja me mediet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?