By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Susan Sarandon arrestohet në një protestë pro-palestineze, e mbajtur ndërsa Netanyahu po mbante një fjalim në OKB
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Susan Sarandon arrestohet në një protestë pro-palestineze, e mbajtur ndërsa Netanyahu po mbante një fjalim në OKB
Showbizz

Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Susan Sarandon arrestohet në një protestë pro-palestineze, e mbajtur ndërsa Netanyahu po mbante një fjalim në OKB

admin
Last updated: 25/09/2026 10:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Policia e Nju Jorkut arrestoi fituesen e çmimit Oscar, Susan Sarandon, dhe aktoren Hannah Einbinder të enjten gjatë një operacioni kundër protestave kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Pamjet filmike tregojnë anëtarë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) duke i vënë prangat Sarandonit gjatë protestave të organizuara ndërsa kryeministri izraelit përgatitej të fliste në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas New York Post, policia e largoi edhe aktoren Hannah Einbinder nga protesta, e cila u organizua nga grupi “Zëri Hebraik për Paqe”. Demonstruesit e mbledhur mbanin pankarta me mesazhet “Ndalo armatosjen e Izraelit” dhe “Ndalo gjenocidin”.

Susan Sarandon në një protestë në Nju Jork (Foto: Reuters)

Një zëdhënëse e NYPD tha se oficerët iu përgjigjën një raporti për një “demonstrim të panjoftuar” gjatë të cilit turma bllokoi kryqëzimin.

“Anëtarët e Byrosë u dhanë paralajmërime pjesëmarrësve që të largoheshin nga vendi. Për shkak se ata vazhduan me bllokadën, u arrestuan më shumë njerëz që nuk iu bindën urdhrit”, deklaroi zëdhënësja, pa specifikuar numrin e saktë të të arrestuarve.

Midis të ndaluarve ishin kandidatja e Partisë Demokratike për në Kongres, Darializa Avila Chevalier, dhe anëtarja e Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Chi Ossé.

Susan Sarandon në një protestë në Nju Jork (Foto: Reuters)

Ndërsa jashtë, brenda sallës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloheshin protesta, diplomatë të shumtë nga e gjithë bota u larguan nga salla ndërsa Netanyahu filloi fjalimin e tij.

Për Susan Sarandon, kjo nuk është hera e parë që ajo merr pjesë në protesta kundër luftës në Gaza. Aktorja amerikane u tha së fundmi gazetarëve në Festivalin e Filmit në Venecia se po humbet angazhime për shkak të pikëpamjeve të saj të shprehura publikisht.

Hannah Einbeinder në një protestë në New York (Foto: Reuters)

“Kohët e fundit, më janë hequr përsëri vende pune sepse ka agjenci që i këshillojnë njerëzit të mos më punësojnë. Por kjo është struktura e pushtetit”, tha Sarandon, “Mendoj se ka pasur një ndryshim në kuptimin e situatës në publikun e gjerë, por ende ka qëndrime të forta sioniste në industrinë time dhe ata njerëz nuk e kanë zbutur qëndrimin e tyre ndaj meje. Megjithatë, e kam gjetur komunitetin tim dhe jam mirë”.

Një pikëpamje të ngjashme ndan edhe Hannah Einbinder, e cila më parë theksoi se çmimi i heshtjes për Palestinën është dukshëm më i madh sesa humbja e një karriere në Hollywood, duke iu referuar presioneve ndaj të cilave janë të ekspozuara aktore si Sarandon dhe Melissa Barrera.

You Might Also Like

Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York

Rita Ora dhe Taika Waititi duken në disponim të mirë, teksa largohen bashkë pas një mbrëmje romantike në Los Angeles

Rrëfimi i pazakontë i Melanias: Kam pasur një fëmijëri të mrekullueshme nën komunizëm

Vdekja e papritur e Presley Gerber në moshën 27-vjeçare, ish-e dashura e tij me dedikim prekës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin
Next Article Nga gremina e 20 milionë eurove në dritë: Tetova drejt shpëtimit përfundimtar financiar!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?