By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm
Sport

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

admin
Last updated: 25/09/2026 10:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dion Gallapeni pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës, në ndeshjen e parë historike mes dy Kombëtareve në nivel senior, e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” arritën të marrin një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0, falë golit të Vedat Muriqit, i cili realizoi në pjesën e dytë për t’i dhënë Kosovës tri pikët në këtë përballje.

Në një ndeshje të luftuar dhe me shumë përgjegjësi për repartin defensiv, Gallapeni ishte një prej lojtarëve që spikati në prapavijë, duke zhvilluar një paraqitje shumë të sigurt dhe të kompletuar.

Mbrojtësi ishte pothuajse i pagabueshëm në duele, duke fituar 100 për qind të dueleve tokësore (5/5) dhe 100 për qind të atyre ajrore (4/4).

Ai fitoi gjithashtu 100 për qind të ndërhyrjeve (2/2), duke mos i dhënë shumë hapësirë repartit ofensiv të irlandezëve.

Gallapeni pati 81 prekje të topit, regjistroi tetë rikuperime të topit dhe shtatë spastrime, ndërsa fitoi edhe tri faulle.

Në fazën ofensive, ai realizoi tri krosime të sakta, pati dy ndërprerje të aksioneve dhe krijoi një shans për bashkëlojtarët.

Një paraqitje e kompletuar nga Gallapeni, i cili tregoi siguri në mbrojtje, saktësi në ndërhyrje dhe kontribut edhe në fazën e avancuar të lojës, duke qenë një prej figurave të rëndësishme në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës.

You Might Also Like

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale

Man Utd merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Carrickut

Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur
Next Article PTHP: Është ngritur aktakuzë për dëmtimin e shtëpisë së Malevski në Strugë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?