By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dera e hapur e BDI-së për Izet Mexhitin, thirrje për shpëtim apo nxitje për përçarje?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Dera e hapur e BDI-së për Izet Mexhitin, thirrje për shpëtim apo nxitje për përçarje?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Dera e hapur e BDI-së për Izet Mexhitin, thirrje për shpëtim apo nxitje për përçarje?

admin
Last updated: 25/09/2026 10:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shtator, argument.mk/ – Deklarata e mbrëmshme e nënkryetares së BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, se rikthimi i Izet Mexhitit në BDI nuk është një iluzion, mund të interpretohet në forma të ndryshme. Megjithatë, nëse qëllimi është bashkimi i faktorëve politikë shqiptarë në funksion të interesave të shqiptarëve, atëherë shtrohet dilema pse BDI nuk bën thirrje për bashkëpunim me VLEN-in si tërësi, qoftë përmes një tryeze të përbashkët koordinuese, por zgjedh t’u drejtohet figurave të veçanta? A po kalon BDI një periudhë sfiduese politikisht dhe po kërkon rrugëdalje? Në krejt këtë debat, më interesant se vetë ftesa mbetet qëndrimi i të ftuarit, shkruan Zhurnal.

BDI bën thirrje për rikthimin e Izet Mexhitit

Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Izet Mexhitit në BDI, duke theksuar se partia nuk është përjashtuese ndaj bashkëpunimeve që synojnë avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

E pyetur nëse zërat për një afrim mes palëve janë iluzion apo realitet, Bilalli tha se nuk dëshiron ta cilësojë në asnjërën mënyrë, duke iu referuar qëndrimeve të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkimin dhe bashkëpunimin e shqiptarëve. Sipas saj, Fronti Evropian dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kanë argumentuar nevojën për bashkëpunim, ndërsa “mbetet për t’u parë” nëse do të ketë zhvillime konkrete.

“BDI gjithmonë, nëse e ka kërkuar nga kundërshtarët që të bashkohen dhe të bashkëpunojnë, Fronti Evropian dhe AKI e kanë argumentuar këtë më së miri. Shto këtu edhe paraqitjet publike të kryetarit Ali Ahmeti. Por mbetet për t’u parë”, tha Bilalli në emisionin “Debat” në TV Shenja.

Pse nuk ftohet i gjithë VLEN-i për bashkëpunim?

Nëse kjo thirrje publike analizohet nën petkun e bashkimit në interes të shqiptarëve, lind pyetja pse kjo ftesë nuk i drejtohet të gjithë VLEN-it si subjekt politik. Kujtojmë se thirrjet e liderit të BDI-së për bashkim opozitar kanë qenë të shpeshta, por kur partitë e atëhershme opozitare u bashkuan, ato arritën ta dërgonin BDI-në në opozitë.

Pse tani shihet e nevojshme që, pas bashkimit të realizuar më 9 maj në Kongresin e VLEN-it, të bëhen thirrje për bashkëpunim me një nga liderët e këtij subjekti politik? BDI ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me Izet Mexhitin dhe, natyrisht, mund të evidentojë tani boshllëkun që ka lënë mungesa e tij në këtë parti.

Megjithatë, kjo thirrje mund të interpretohet në dy mënyra. Mund të jetë një ftesë e sinqertë për të forcuar subjektin politik në një periudhë që perceptohet si sfiduese për BDI-në. Në këtë kontekst, mund të merret parasysh përvoja politike dhe organizative e Mexhitit, i cili ka dëshmuar aftësi në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave politike edhe nga zero.

Nga ana tjetër, kjo thirrje mund të lexohet edhe si një tentativë për të nxitur përçarje brenda VLEN-it. Për një kohë të gjatë, partitë e dikurshme opozitare, sipas vlerësimeve të analistëve të shumtë, kanë qenë objekt i kalkulimeve dhe strategjive politike që kanë vështirësuar bashkëpunimin e tyre afatgjatë.

Prandaj, mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të perceptohet si një ftesë bashkëpunimi apo si pjesë e ndonjë “spini” të mundshëm politik.

A do të ndryshojë skena politike shqiptare nga lëvizje të kësaj natyre? Pa dyshim se çdo ripozicionim i rëndësishëm politik do të kishte ndikim në raportet politike. Megjithatë, në momentin aktual, duket se më pak rëndësi ka prej nga vijnë ftesat dhe thirrjet, ndërsa më shumë peshë ka përgjigjja dhe qëndrimi i atyre që u drejtohen ato. argument.mk/

You Might Also Like

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje

Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike

VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike

Izet Mexhiti në Nju Jork: Ruajtja e miqësisë shqiptaro‑amerikane është detyrë strategjike

Miteva për vizitën në SHBA: Ndërtojmë partneritete dhe hapim mundësi për investime

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PTHP: Është ngritur aktakuzë për dëmtimin e shtëpisë së Malevski në Strugë
Next Article Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?