By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York
Showbizz

Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York

admin
Last updated: 25/09/2026 11:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit, pas largimit të këngës së saj legjendare “Mora Fjalë” nga platformat muzikore online.

Largimi i këngës lidhet me një kontest për të drejtat autoriale, pasi autori i saj, Naim Gjoshi, përmes përfaqësuesve ligjorë kishte kërkuar heqjen e veprës nga platformat ku ishte publikuar.

Për këtë çështje pati reagime edhe nga Qazim Beka, këngëtari që e kishte interpretuar fillimisht këngën, e cila më vonë u bë e njohur gjerësisht në versionin e Shkurte Fejzës.

Megjithatë, vetë Shkurte Fejza nuk ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet dhe polemikat që kanë shoqëruar këngën e saj.

Përkundrazi, këngëtarja nga Mushtishti ndodhet aktualisht në New York, ku ka udhëtuar së bashku me familjarët e saj për premierën e filmit “The Journalist Mission”, i cili trajton periudhën e luftës në Kosovë.

Dhe pikërisht në kuadër të kësaj ngjarjeje, Shkurte Fejza ka zgjedhur ta interpretojë para publikut shqiptar në New York këngën “Mora Fjalë”.

Ajo është ngjitur në skenë në ambientet e kinemasë ku u shfaq premiera e filmit dhe ka performuar një prej këngëve më të identifikueshme të repertorit të saj, duke elektrizuar të pranishmit shqiptarë.

 roar-assets-auto.rbl.ms

Kështu, në një kohë kur “Mora Fjalë” është bërë pjesë e një debati për të drejtat autoriale, Shkurte Fejza ka zgjedhur të mos përfshihet publikisht në polemikat rreth saj.

Në vend të një reagimi për largimin e këngës nga platformat, ajo e ka sjellë atë drejtpërdrejt para publikut shqiptar në New York, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që kjo këngë ka krijuar me publikun ndër vite.

You Might Also Like

“Bye bye”, Alaudin Hamiti zbulon ndryshimin e madh për edicionin e sivjetmë të BBVK-së

Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dera e hapur e BDI-së për Izet Mexhitin, thirrje për shpëtim apo nxitje për përçarje?
Next Article Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?