By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar
Sport

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

admin
Last updated: 25/09/2026 11:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Edon Zhegrova po rikthehet te forma dhe versioni i tij që tifozët e Kosovës duan ta shohin.

Pas një kohe të gjatë, sulmuesi i Juventusit e nisi nga minuta e parë me fanellën e Kosovës në fitoren 1-0 ndaj Irlandës, duke zhvilluar një paraqitje më ekipore, më luftarake dhe me shumë angazhim në të dyja fazat e lojës.

Zhegrova qëndroi në fushë për 73 minuta dhe, përtej statistikave teknike, ajo që ra më shumë në sy ishte qasja e tij.

Ai luftoi për çdo top, u përfshi në duele dhe tentoi vazhdimisht të krijonte epërsi me driblimet e tij. Në total regjistroi 9 driblime, prej të cilave 6 të suksesshme, ndërsa pati edhe 17 duele në tokë, duke fituar 9 prej tyre.

Sulmuesi kosovar pati 51 prekje të topit, ndërsa provoi katër goditje drejt portës, dy prej të cilave u bllokuan dhe dy përfunduan jashtë.

Në aspektin e pasimeve, Zhegrova kompletoi 12 nga 20 tentimet, ndërsa realizoi pesë krosime, me dy prej tyre të sakta.

Ai kontriboi edhe në fazën defensive me dy topa të rikuperuar dhe një ndërhyrje të fituar.

Kjo paraqitje vjen në një moment mjaft interesant për Zhegrovën.

Pas dy ndeshjeve të para me Juventusin, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë një asistim, ai u bashkua me Kosovën dhe menjëherë mori një rol titullari.

Paraqitja e tij mori vlerësim edhe nga përzgjedhësi Franco Foda, i cili theksoi se Zhegrova kishte kohë pa luajtur për një periudhë kaq të gjatë, si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren.

“Në përgjithësi jam i kënaqur edhe me krahët. Edhe me Zhegrovën që luajti 70 minuta, pasi kishte kohë pa luajtur. Edhe me Batonin po ashtu jam i kënaqur”, deklaroi Foda pas fitores ndaj Irlandës.

Forma e tij në fillim të sezonit po jep sinjale pozitive dhe rikthimi në formacionin e Kosovës është një tjetër tregues i rëndësishëm.

Në duelin me Irlandën, Zhegrova nuk ishte vetëm lojtari që kërkonte të bënte diferencën me topin në këmbë. Ai ishte më i përfshirë në lojën e ekipit, më agresiv në duele dhe më i gatshëm të sakrifikonte për skuadrën.

Pikërisht këtë version të tij e kërkon Kosova – një Edon Zhegrova që kombinon talentin individual me angazhimin dhe lojën kolektive.

Sezoni sapo ka nisur, por sinjalet e para janë premtuese. Dy gola dhe një asistim me Juventusin, rikthim si titullar me Kosovën dhe një paraqitje me shumë angazhim ndaj Irlandës – Zhegrova po e nis në mënyrën më pozitive një sezon nga i cili priten shumë gjëra.

You Might Also Like

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja

Van Dijk pranë largimit nga Liverpooli, tri liga në garë për yllin holandez

Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

Kosova pret Irlandën, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën në “Fadil Vokrri”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Turqia teston me sukses mjetin detar kamikaz Pirana
Next Article 26 vjeçari sulmon fizikisht babain e tij, ja detajet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?