By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacientët dërgohen nga një qytet në tjetrin për trajtimin e plagëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pacientët dërgohen nga një qytet në tjetrin për trajtimin e plagëve
Maqedoni

Pacientët dërgohen nga një qytet në tjetrin për trajtimin e plagëve

admin
Last updated: 27/09/2026 16:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shtator argument.mk/ – Një paciente e re, e cila për shkak të sëmundjes është e palëvizshme dhe ka plagë dekubitale, përkatësisht plagë të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në shtrat, është dashur të dërgohet nga mjekja e saj amë në qendrën kirurgjikale në Tetovë.

Mjekja i ka lëshuar një udhëzim prioritar, pasi nuk ka pasur mundësi ta caktojë përmes sistemit “Termini Im”. Por kjo nuk do të thotë se problemi do të zgjidhet dhe se plaga do të pastrohet patjetër, pasi pacientja mund të kthehet sërish. Për transportin e saj nevojitet automjet mjekësor.

Se sa kompleks është ky problem, mjekja e ka shpjeguar përmes një rasti konkret të ndodhur para disa ditësh.

Më së shpeshti transporti i pacientëve të tillë bëhet me automjetet e Ndihmës së Shpejtë. Transporti nga Shkupi në Tetovë kushton 2.500 denarë, deri në Manastir 7.000 denarë, ndërsa për në Shtip 5.000 denarë.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk është dhënë përgjigje nëse në Shkup ekziston një qendër dhe ekipe mobile për vizita në shtëpi për pacientët me plagë dekubitale, si dhe çfarë ndodh në rastet kur plaga duhet të trajtohet në mënyrë kirurgjikale – nëse ndërhyrja mund të kryhet në institucionin më të afërt që kryen ndërhyrje kirurgjikale apo pacienti duhet të dërgohet në një qytet tjetër.

Mjekët amë pyesin se përse kujdesi shëndetësor që pacientët e merrnin dikur tashmë nuk është më i disponueshëm.

Nëse më parë në rreth dy të tretat e rasteve plagët dekubitale shfaqeshin te pacientët në moshë më të avancuar, sot gjithnjë e më shumë të rinj janë të lidhur pas shtratit dhe zhvillojnë plagë të tilla.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nisja e vjeshtës rrit rrezikun nga gripi stinor, mjekët apelojnë për vaksinim dhe higjienë
Next Article Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?