By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Salla: 354 teste të reja të akredituara në ISUV, forcohen kapacitetet laboratorike për sigurinë ushqimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Salla: 354 teste të reja të akredituara në ISUV, forcohen kapacitetet laboratorike për sigurinë ushqimore
Shqipëri

Salla: 354 teste të reja të akredituara në ISUV, forcohen kapacitetet laboratorike për sigurinë ushqimore

admin
Last updated: 29/09/2026 13:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – “Një lajm i mirë për sigurinë ushqimore dhe standardet europiane në Shqipëri”, kështu e cilësoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zgjerimin me 354 teste të reja të gamës së akredituar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Me zgjerimin e ri, ISUV arrin në 2,299 teste laboratorike të akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017, pas përmbylljes me sukses dhe pa asnjë jokonformitet të procesit të vlerësimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit.

“Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë përfundoi me sukses procesin e vlerësimit për mirëmbajtjen e akreditimit të 1,945 testeve laboratorike dhe zgjerimin e tij me 354 teste të reja, sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017”, u shpreh ministri Salla.

Zgjerimi i akreditimit forcon kapacitetet laboratorike në disa prej fushave kryesore të kontrollit, nga shëndeti i kafshëve dhe mbetjet e medikamenteve veterinare në produktet me origjinë shtazore, te mikrobiologjia ushqimore dhe vlerësimi i cilësisë së ushqimeve. Testet e reja përfshijnë gjithashtu kontrolle për pesticide, aflatoksina dhe cilësinë e vajit të ullirit.

“Me zgjerimin e akreditimit, rrisim kapacitetet për të kontrolluar më mirë sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve, shëndetin e kafshëve, mbetjet e medikamenteve veterinare, pesticidet, aflatoksinat, mikrobiologjinë ushqimore, por edhe cilësinë e vajit të ullirit”, theksoi Salla.

Sipas ministrit, rritja e numrit të testeve të akredituara nënkupton më shumë analiza sipas standardeve europiane, rezultate më të besueshme dhe forcim të kontrolleve përgjatë gjithë zinxhirit agro-ushqimor.

“Kjo do të thotë më shumë analiza sipas standardeve europiane, rezultate të besueshme dhe kontrolle më të forta përgjatë zinxhirit agro-ushqimor, nga ferma deri në tryezë. Një tjetër hap konkret edhe në përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 12, ndërsa Shqipëria ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh ai.

Zgjerimi i akreditimit kontribuon në forcimin e sistemit kombëtar të kontrollit dhe monitorimit, si dhe në rritjen e besueshmërisë së rezultateve laboratorike të ISUV, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe përafrimit me standardet europiane.

“Siguria ushqimore nuk është vetëm një standard që duhet përmbushur, por një garanci që duhet t’ua japim çdo ditë qytetarëve dhe konsumatorëve”, përfundoi ministri Salla.

 

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Next Article Balla për arrestimin e Vlora Hysenit: PS nuk është avokate e askujt
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?