By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik
Shqipëri

Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik

admin
Last updated: 29/09/2026 14:15
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mbështetet në një kuadër të konsoliduar marrëveshjesh dhe protokollesh dypalëshe në fushën e sigurisë, migracionit dhe menaxhimit të kufirit.

“Në qendër të tij janë hetimet dhe operacionet e përbashkëta kundër krimit të rëndë e të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe qenieve njerëzore, si dhe parandalimi i veprimtarive kriminale ndërkufitare”, theksoi Demo.

Demo vlerësoi gjithashtu mbështetjen dhe ekspertizën italiane në forcimin e kapaciteteve hetimore dhe ndërinstitucionale, zhvillimin profesional të agjencive ligjzbatuese dhe përmirësimin e mjeteve operative.

“Kjo punë e përbashkët forcon sigurinë e qytetarëve dhe na ndihmon të përmbushim angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 24 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha ai.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ferati: Boshnjakët janë hallkë e rëndësishme e shoqërisë sonë
Next Article Toshkovski: Qëllimi nuk është vetëm sekuestrimi, por zbulimi i strukturave dhe rrjedhave financiare pas tregtisë me drogë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?