By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Investimi në Sazan dhe Zvërnec 6 miliardë euro, Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Investimi në Sazan dhe Zvërnec 6 miliardë euro, Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj
Shqipëri

Rama: Investimi në Sazan dhe Zvërnec 6 miliardë euro, Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj

admin
Last updated: 29/09/2026 14:49
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama tha sot se investimi i planifikuar në zonën midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit mund të arrijë në 6 miliardë euro ose më shumë, duke e cilësuar si një prej investimeve më të mëdha të viteve të fundit në sektorin e turizmit në Europë.

Gjatë një interviste në Samitin e Euronews 2026, ku u pyet për të ardhmen e turizmit dhe investimet në Shqipëri, Rama tha se projekti po bëhet i mundur falë hapjes së vendit ndaj investitorëve dhe potencialit

“Sot ne jemi në përpjekje për të sjellë investimin më të madh në Europë prej shumë vitesh në turizëm. Kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit mund të arrijë në gjashtë apo më shumë miliardë. Pse po ndodh? Po ndodh sepse jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojnë ku janë mundësitë, sepse Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze e profesionale dhe sepse më kanë qejf. Nuk është se më pëlqejnë mua, por Shqipëria është shumë e bukur për të mos ta pëlqyer”, tha ai.

Rama u shpreh se modelet e investimit mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë kapital të huaj, sipërmarrje të përbashkëta, partneritete publiko-private, por edhe përfshirjen e kompanive shqiptare.

Sipas tij, Shqipëria synon të zhvillojë një turizëm të nivelit të lartë, me më pak presion dhe me më shumë të ardhura që mbeten në ekonominë vendase.

“Mund të jetë 100% kapital i huaj, mund të jetë sipërmarrje e përbashkët, mund të jetë partneritet privat-publik, mund të jetë kompani shqiptare që bëhen pjesë, pra ne kemi po kështu edhe kompani shqiptare të cilat janë në kushtet për të bërë këtë hap, për të cilin po flasim, ndoshta jo me një resort katër pesë gjashtë miliardë, miliardësh si ai që për të cilin edhe ju jeni kujdesur të flisni, por me hotele mjaft luksoze të nivelit të lartë”, theksoi Kryeministri.

“Mund të jenë shqiptare, mund të jenë ndërkombëtare, mund të jenë shqiptare-ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël në zemër të Evropës dhe në fakt nuk e përballojmë dot luksin që të luajmë kështjellën që i reziston botës. E bëmë njëherë, dikur ishim i vetmi fanar i komunizmit në botë dhe nuk është se përfundoi shumë mirë për ne një gjë e tillë. Duam thjesht të jemi një copëz e vogël që shkëlqen në gjithë mozaikun e Evropës, sepse herët a vonë Evropa do të jetë fshati i madh i turizmit për gjithë botën”, tha ai.

Kryeministri e lidhi zhvillimin e turizmit edhe me ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë. Ai tha se vendi duhet të shfrytëzojë bukuritë natyrore dhe pozicionin e tij në Evropë për t’u integruar më tej në tregun ndërkombëtar të turizmit.

“Të duhet të përçosh një mesazh tjetër, mesazhin që ky vend nuk është ai për të cilin dëgjoni, për shembull, Shqipëria është vendi me normën më të ulët të vjedhjeve në Evropë. Britania është më parë. Ja pse, britanikët thonë se për shkak të shqiptarëve që erdhën te ne, por historia në fakt është krejt ndryshe. Ky turist pra, përçon mesazhin. Ajo çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit që ishte krijuar e që godiste gjithmonë në kokë si gropa e zezë e Evropës, nuk jemi, pa gjejeni, nuk jemi gropa e zezë, jemi një perlë e vogël e Evropës që ndriçon. Jo vetëm duhet ta duash, por për të krijuar këtë ekuilibër do të thotë të krijosh kushtet për zhvillimin e turizmit luksoz, për më pak trysni dhe për më shumë para që hyn në ekonomi dhe për vendasit”, tha Rama.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbulohet kontrata e Zidanes me Francën – kjo është paga dhe detaji që i ka habitur të gjithë
Next Article Lufta në Iran i ka kushtuar konsumatorëve të energjisë në BE mbi 100 miliardë euro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?