By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht
Shqipëri

Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht

admin
Last updated: 29/09/2026 15:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti ditën e djeshme një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku foli për zhvillimet politike në Kosovë, proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe qëndrimin e Serbisë ndaj të kaluarës së luftës në Kosovë dhe Bosnje.

Berisha tha se “zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, për sa i përket respektimit të parimeve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht motivit të tyre, janë zhvilluar në përputhje me këto parime”.

Ai vlerësoi gjithashtu se përsëritja e zgjedhjeve, për shkak të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit, duhet të shmanget dhe kërkoi asistencën e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias për gjetjen e një zgjidhjeje.

Një pjesë të fjalimit të tij, Berisha ia kushtoi dënimeve të ish-drejtuesve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit, pas dënimeve të papritura të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga gjykata e Kosovës në Hagë, dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar çdo ditë në Prishtinë. Askush nuk ngrihet kundër ndëshkimit të krimeve, por disa krahasime dhe mungesa e provave të qarta për krime konkrete kanë shkaktuar zemërim publik”, tha ai.

Në fjalën e tij, ai bëri një krahasim me dënimet e ish-zyrtarëve ushtarakë serbë, duke përmendur Vladimir Lazareviç dhe Dragoljub Ojdaniç, të dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

“Për shembull, Tribunali i OKB-së në Hagë dënoi komandantin e Korpusit të Prishtinës, Vladimir Lazareviç, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, Dragoljub Ojdaniç, me nga 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë Operacionit “Patkoi” në Prishtinë. Në të kundërt, drejtuesit politikë të Kosovës u dënuan me një total prej 84 vitesh burg, bazuar në një zinxhir komandimi që ata nuk e kanë pasur kurrë në mënyrë të strukturuar”, tha Berisha.

Sipas Berishës, në Hagë është ndjekur penalisht vetëm pala shqiptare e konfliktit dhe kërkoi që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet në mënyrë objektive.

“Së fundmi, dënimet e dhëna nga gjykata e Kosovës në Hagë kanë ndjekur, në mënyrë befasuese, linja të qarta etnike. Në kundërshtim me statutin e saj, gjykata ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës dhe jo agresorin. Prandaj, le të shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet e tyre në mënyrë më objective”, tha ai.

Berisha theksoi se “varrimi me nderime shtetërore i kasapit të Bosnjës, orkestruesit të gjenocidit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Srebrenicë, ishte një ekzekutim i dytë, 31 vjet më vonë, i 8500 djemve dhe burrave, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre fetare dhe etnike”.

Sipas tij, “kjo është një fyerje e rëndë për të gjithë njerëzimin, një qëndrim i Beogradit dhe i Aleksandar Vuçiç, i cili kërkon të fitojë zgjedhjet me fantazmën e Ratko Mlladiç”.

“Besoj se ky institucion duhet të ndërmarrë veprime të qarta kundër këtyre rreziqeve”, tha Berisha.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përleshje me thikë në Gjermani: rëndë plagoset 24-vjeçari nga Maqedonia
Next Article Ambasadorja e BE-së takim me Demon: Shteti i së drejtës në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?