By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadorja e BE-së takim me Demon: Shteti i së drejtës në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ambasadorja e BE-së takim me Demon: Shteti i së drejtës në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së
Shqipëri

Ambasadorja e BE-së takim me Demon: Shteti i së drejtës në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së

admin
Last updated: 29/09/2026 16:00
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Ambasadorja uroi ministrin Demo, për emërimin në detyrë, ndërsa theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës në kuadër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe sfidat që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimin e migracionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

“Shteti i së drejtës mbetet në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. E urova ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për emërimin e tij dhe diskutuam mbi punën që na pret për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar, për të menaxhuar në mënyrë efektive migracionin dhe për të forcuar shtetin e së drejtës”, u shpreh ambasadorja Moreira de Sousa.

Gjatë takimit u diskutua edhe për qeverisjen vendore dhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të bashkive për ofrimin e shërbimeve publike.

“Diskutuam gjithashtu për qeverisjen vendore dhe për rëndësinë që kanë bashkitë e forta dhe efikase në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët”, theksoi ambasadorja e BE-së.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht
Next Article Drejtoria e të Ardhurave Publike kreu kontrolle për fiskalizimin: Në Ohër u konstatuan 5 parregullsi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?