By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidentja e KE-së: Shqipëria, ecuri mbresëlënëse. Rama: Përgatitemi për të filluar mbylljen e kapitujve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Presidentja e KE-së: Shqipëria, ecuri mbresëlënëse. Rama: Përgatitemi për të filluar mbylljen e kapitujve
Shqipëri

Presidentja e KE-së: Shqipëria, ecuri mbresëlënëse. Rama: Përgatitemi për të filluar mbylljen e kapitujve

admin
Last updated: 01/10/2026 10:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ – Kryeministri Rama mikpriti një ditë më parë në një ceremoni zyrtare Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila nisi nga Tirana turin në vendet e rajonit.

Në rrjetet sociale, Rama publikoi momente nga pritja e Ursula von der Leyen si dhe mesazhet kyçe të përcjella gjatë konferencës së përbashkët për mediet.

“Ursula, është kënaqësi e veçantë që përsëri je në Tiranë dhe duke qenë se jemi në një jetë e bazuar në merita tani ke të gjitha meritat për të marrë fjalën dhe për t’iu drejtuar publikut”, u shpreh Rama duke i dhënë fjalën presidentes së KE-së.

“Faleminderit shumë Edi! Vërtetë është kënaqësi e madhe të rikthehem në Tiranë dhe përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajnë Europën në zemër”, tha ajo në nisje të deklaratës për mediet nga Tirana.

Presidentja e KE-së nënvizoi se: “ju në Shqipëri keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Mendoj se objektivi duket në horizont. Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të anëtarësimit. Shqipëria sërish ka bërë një ecuri mbresëlënëse. Anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por do ta bëjë Bashkimin Europian më të fortë”.

Kryeministri Rama deklaroi se: “përgatitemi për të filluar nga mbyllja e kapitujve së shpejti, konkretisht para fundit të këtij viti dhe pastaj për të vazhduar vitin e ardhshëm intensivisht, me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve tanimë të hapur”.

Rama bëri me dije detaje nga takimi me Ursula von der Leyen. “Kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është një pikë e palëvizshme e agjendës sonë dhe e agjendës së BE në tërësi, po për vendet kandidate në veçanti dhe kemi bashkërisht, konstatuar me kënaqësi faktin që tanimë është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin”.

“Mesazhi im i fundit është ky: Ju po përgatiteni në Shqipëri, por edhe ne po përgatitemi pasi zgjerimi është një proces me dy kahe. Dhe BE duhet të jetë gati që të mirëpres anëtarët e rinj”, përfundoi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

You Might Also Like

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Ndryshimet në procedurën penale t’i nënshtrohen ekspertizës së Komisionit të Venecias

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takimi Wendt-Hoxha, ambasada amerikane: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar
Next Article Dita Ndërkombëtare e Kafesë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?