By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konkurs ndërkombëtar për transformimin e “Tajvanit”, Rama: Do të adresojë nevojat dhe ambiciet e një qyteti në rritje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konkurs ndërkombëtar për transformimin e “Tajvanit”, Rama: Do të adresojë nevojat dhe ambiciet e një qyteti në rritje
Shqipëri

Konkurs ndërkombëtar për transformimin e “Tajvanit”, Rama: Do të adresojë nevojat dhe ambiciet e një qyteti në rritje

admin
Last updated: 01/10/2026 12:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në konkursin ndërkombëtar për “Tirana Fountain Tower”, projekt që synon transformimin e godinës së ish-“Tajvanit” në Parkun Rinia.

Në konkurs marrin pjesë pesë studio ndërkombëtare të arkitekturës: Barozzi Veiga nga Spanja, BIG – Bjarke Ingels Group nga Danimarka, Cobe nga Danimarka, l’AUC nga Franca dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca.

Rama tha se për projekte me rëndësi të veçantë për zhvillimin urban, Shqipëria po u drejtohet profesionistëve me profile dhe karriera të spikatura në planifikim, projektim arkitektonik dhe ndërtim.

“Sot jemi këtu për të riadresuar zhvillimin e një prone ku në krye të herës u ngrit një park dhe më pas, po aty, në atë park, u ngrit një ndërtesë”, tha Rama.

Kryeministri iu referua historisë së godinës së njohur si “Tajvani”, duke kujtuar transformimet që ka pësuar ndër vite, që nga ndërtimi i saj në periudhën e komunizmit e deri te zhvillimet e mëvonshme.

Sipas Ramës, transformimi i kësaj hapësire duhet t’u përgjigjet nevojave të një Tirane që ka ndryshuar ndjeshëm në dekadat e fundit.

“Sot jemi këtu përsëri për një zhvillim tjetër të asaj godine, e cila ka nevojë të transformohet për të adresuar nevojat dhe ambiciet e një qyteti që sot nuk është më ai që ishte as në vitet ’50, kur u krijua Parku Rinia, as më pas në fundvitet ’70 dhe fillimvitet ’80, kur u ndërtua Tajvani”, u shpreh ai.

Rama theksoi se bëhet fjalë për një projekt të sipërmarrjes private në pronë private, por që për shkak të pozicionit në zemër të Parkut Rinia do të ketë ndikim edhe në hapësirën përreth.

“Është një projekt që, për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por nga ana tjetër ndërtimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në gjithë hapësirën përreth”, tha Rama.

Pikërisht për shkak të këtij ndikimi, sipas kryeministrit, është zhvilluar një konkurs ndërkombëtar, me synimin për të pasur një gamë të gjerë alternativash për mënyrën e rikonceptimit dhe rizhvillimit të godinës.

“Duke ia besuar në radhë të parë një mundësie zgjedhjeje të gjerë vendimin për cila do të jetë mënyra sesi do të rikonceptohet dhe rizhvillohet Tajvani dhe, nga ana tjetër, duke besuar shumë fort që me arkitektët që janë vënë në dispozicion të kësaj sfide do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje e cila të jetë më e mira e mundshme për zhvillimin e asaj prone, por edhe për vetë kryeqytetin”, u shpreh Rama.

Pesë projektet e paraqitura do të konkurrojnë për konceptin e ardhshëm arkitektonik të “Tirana Fountain Tower”, në një proces që synon të përcaktojë transformimin e kësaj hapësire në qendër të Tiranës.

You Might Also Like

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Ndryshimet në procedurën penale t’i nënshtrohen ekspertizës së Komisionit të Venecias

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv
Next Article Filipçe: Mickoski të mos luajë me të ardhmen e vendit, izolimi sjell dekada varfërie dhe emigrim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?