By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ujësjellës-kanalizime Tiranë, rritje e performancës gjatë vitit 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ujësjellës-kanalizime Tiranë, rritje e performancës gjatë vitit 2025
Shqipëri

Ujësjellës-kanalizime Tiranë, rritje e performancës gjatë vitit 2025

admin
Last updated: 02/10/2026 10:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Sektori ujësjellës-kanalizime ka shënuar përmirësim të performancës gjatë vitit 2025, duke reflektuar progres në disa prej treguesve kryesorë të shërbimit, ndërsa për herë të parë rezultatet e shoqërive po maten përmes një Indeksi Kompozit.

Risia u prezantua nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) gjatë prezantimit të Raportit të Performancës për vitin 2025, ku u theksua rëndësia e një vlerësimi më të integruar të sektorit dhe përdorimit të të dhënave për orientimin e reformave dhe investimeve.

Indeksi Kompozit përfshin 12 tregues, të ndarë në tri dimensione: qëndrueshmëria financiare, eficienca operacionale dhe cilësia e aksesueshmëria e shërbimit. Përmes këtij instrumenti synohet krijimi i një pamjeje më të plotë të performancës së shoqërive ujësjellës-kanalizime dhe identifikimi më i qartë i fushave ku nevojiten ndërhyrje.

Kryetarja e ERRU-së, Gerta Lubonja, e cilësoi progresin e vitit 2025 një rezultat pozitiv, duke nënvizuar se matja e performancës duhet të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe përmirësime të mëtejshme.

“Mesazhi i përgjithshëm i këtij raporti është pozitiv: sektori ka shënuar përmirësim gjatë vitit 2025. Ky është një rezultat që duhet vlerësuar, por edhe një nxitje për të vijuar punën”, tha Lubonja.

Sipas saj, të dhënat e performancës duhet të ndihmojnë institucionet dhe shoqëritë të përcaktojnë më mirë prioritetet, të adresojnë problematikat dhe të orientojnë investimet aty ku ndikimi te qytetarët është më i madh.

Raporti evidenton gjithashtu sfida që lidhen me qëndrueshmërinë financiare, eficiencën e operimit dhe zgjerimin e shërbimeve të kanalizimeve. Diferencat mes shoqërive mbeten të pranishme, çka e bën matjen e rregullt të performancës një instrument të rëndësishëm për ndjekjen e progresit.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, vlerësoi rezultatet e evidentuara gjatë vitit 2025 dhe theksoi rëndësinë e përdorimit të tyre për orientimin e reformave dhe investimeve të ardhshme në sektor.

Ndërsa Menaxheri i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, u shpreh se përmirësimet në qeverisje, mbikëqyrje dhe monitorimin e performancës duhet të përkthehen në shërbime më cilësore dhe më të qëndrueshme për qytetarët.

Sipas tij, shërbimet e besueshme të ujit janë të rëndësishme edhe për zhvillimin ekonomik, duke mbështetur turizmin, bizneset dhe investimet, si dhe duke rritur qëndrueshmërinë e komuniteteve përballë presioneve klimatike.

Reforma në sektor mbështetet nga Grupi i Bankës Botërore përmes Programit për Sektorin e Ujit të bazuar në rezultate dhe nismës “Utility of the Future”, me mbështetjen e Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

Shqipëria është përfshirë gjithashtu në nismën “Water Forward” të Grupit të Bankës Botërore, e cila synon forcimin e sigurisë ujore dhe përmirësimin e rezultateve për qytetarët, ekonominë dhe mjedisin.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump: Irani gati të dorëzohet, çmimet e energjisë do të bien shpejt
Next Article BE: Evropa duhet të përgatitet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?