By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”, arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK – Rama flet për median gjermane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”, arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK – Rama flet për median gjermane
Shqipëri

“Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”, arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK – Rama flet për median gjermane

admin
Last updated: 02/10/2026 12:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në një intervistë për median gjermane WELT, i pyetur për korrupsionin në Shqipëri dhe për arrestimet e zyrtarëve të lartë, Rama u ndal te puna e institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht te SPAK-u.

Në pyetjen e saj, WELT iu referua edhe arrestimit të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, duke e vendosur atë në kuadër të rasteve të tjera të hetimeve dhe dënimeve të zyrtarëve të lartë.

Hyseni u arrestua në kuadër të një hetimi të SPAK-ut, ndërsa çështja e saj është pjesë e një serie procedimesh që kanë prekur edhe figura të tjera të rëndësishme të administratës dhe politikës shqiptare.

Rama e përshkroi situatën si një ndryshim të thellë të mënyrës se si funksionon shteti shqiptar.

Pjesë nga intervista-

WELT: Në Shqipëri korrupsioni mbetet ende një problem. Drejtoresha e shërbimit sekret është arrestuar, ndërsa ka edhe shumë raste të tjera hetimesh dhe dënimesh. Çfarë po bëni kundër tij?

Rama: Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit.

WELT: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, nën mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, po vepron ashpër ndaj zyrtarëve të lartë. A po funksionon?

Rama: Pjesërisht është e dhimbshme. Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet evropiane, sipas mendimit tim. Shqipëria ka normën më të lartë të të burgosurve në paraburgim në kontinent. Por kjo është pjesë e një procesi të ashpër dhe të pashmangshëm. Për këtë duhet të marrim vlerësim.

WELT: Ka zëra që kërkojnë nga ju përgjegjësi politike – duke pasur parasysh arrestimet dhe dënimet e personave pranë jush…

Rama: Para se të merrja detyrën, që nga viti 1912, kur u krijua shteti ynë, asnjë ministër në Shqipëri nuk ishte paraqitur ndonjëherë përpara një prokurori të pavarur. Jam krenar që vendi ynë tani është në gjendje t’i mbajë njerëzit përgjegjës, kudo që ndodhen. Kjo është përgjegjësia ime politike. /Tch/

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kjo veturë kryeson testin e komandave zanore – ekzekuton pothuajse çdo kërkesë
Next Article Eli Fara dëshmon në polici për videot intime me Adi Hilën, zbardhet deklarata e saj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?