By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura
Shqipëri

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

admin
Last updated: 02/10/2026 16:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Forcat e Armatosura kanë nisur një kapitull të ri në zhvillimin dhe integrimin e rezervës, me rikthimin pas më shumë se tri dekadash të rezervistëve në stërvitje të rregullt ushtarake.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm gjenerallejtënant Arben Kingji, zëvendësministrat e mbrojtjes, Pranvera Skana dhe Enkelejd Joti, gjeneralbrigade Razie Mehmeti, gjeneralë dhe komandantë forcash dhe njësisë në FA, drejtorë drejtorish në SHP, rezervistë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjenerallejtënant Arben Kingji pasi shprehu kënaqësinë e marrjes pjesë në këtë ceremoni kaq të vecantë, vuri theksin te rëndësia e ndërtimit të një reserve modern, të integruar dhe të aftë për të përforcuar kapacitetet e forcës aktive në funksion të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve në Aleancë.

Gjenerallejtënant Kingji nënvizoi se ky proces merr një rëndësi të vecantë në kushtet e mjedisit të sotëm të sigurisë, të karakterizuar nga zhvillime dinamike, kërcënime hibride dhe kibernetike, si dhe nga nevoja për kapacitete të shtuara për përballimin e emergjencave civile.

Në këtë kuadër, gatishmëria nuk duhet të kufizohet vetëm te reagimi i parë, por duhet të sigurojë edhe aftësinë për të përforcuar dhe rigjeneruar forcën, duke garantuar vijimësinë e mbrojtjes kombëtare në situate të zgjatura krizash kombëtare.

“Rezerva nuk ndërtohet kur fillon kriza. Ajo përgatitet në kohë paqeje, që të jetë gati kur vendi e kërkon”, u shpresh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke theksuar se rezerva duhet të stërvitet dhe integrohet në mënyrë të vazhdueshme me forcën aktive.

Në këtë proces, vijoi Kingji, komandantët, instruktorët dhe strukturat mbështetëse kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e një sistemitë matshëm të integrimit dhe gatishmërisë. Rezervistët do të ndjekin një cikël progresiv tranimi, nga stërvitja individuale dhe e avancuar, te stërvitja kolektive dhe integrimi me njësinë ku janë caktuar.

“Vizioni im është i qartë! Forca aktive dhe rezerva të funksionojnë si një forcë e vetme, e stërvitur, e integruar dhe e gatshme për mbrojtjen kombëtare dhe detyrimet tona në Aleancë”, përfundoi Kingji.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Metani takime në DASH: Mbështetje forcimit të institucioneve të drejtësisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Metani takime në DASH: Mbështetje forcimit të institucioneve të drejtësisë
Next Article Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?