By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

admin
Last updated: 02/10/2026 16:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Instituti i Shëndetit Publik informon se 829 raste të reja me kancer gjiri janë regjistruar te gratë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Specialistja e ISHP-së, Ediona Kola, në një prononcim për mediet tha se incidenca e kancerit të gjirit vijon të shënojë një rritje të lehtë nga viti në vit, tendencë që, sipas saj, është e pranishme edhe në vende të tjera.

“Për vitin 2025 janë përllogaritur 829 raste të reja te femrat. Rritja e rasteve lidhet me disa faktorë, mes tyre plakja e popullsisë, ndryshimet në stilin e jetesës, por edhe rritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i programeve të depistimit dhe diagnostikimit”, tha Kola.

Të dhënat e ISHP-së tregojnë një prirje në rënie të vdekshmërisë. Nga 18 vdekje për 100 mijë gra në vitin 2021, niveli ka zbritur në 16 vdekje për 100 mijë gra. Për vitin e kaluar janë regjistruar rreth 214 vdekje nga kanceri i gjirit.

“Duhet të pranojmë që të gjitha gratë mund të preken nga kanceri i gjirit. Fatkeqësisht, asnjëra nga ne nuk është imune. Rreziku ekziston, por rreziku është më i ulët në këto grupmosha”, u shpreh Kola.

Sipas ISHP-së, gjatë vitit të kaluar janë përllogaritur edhe 19 raste të kancerit të gjirit te meshkujt.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike, Durrësi, Vlora, Korça dhe Fieri rezultojnë me incidencën më të lartë, ndërsa Dibra me incidencën më të ulët.

Kola thekson se shërbimi i depistimit ofrohet gjatë gjithë vitit në spitalet rajonale dhe në tri qendra në Tiranë. Në dispozicion të grave janë edhe dy mamografi lëvizëse, të cilat gjatë tetorit intensifikojnë lëvizjet në qarqe për ta afruar shërbimin me qytetarët.

“Do të doja t’u bëja thirrje të gjitha grave që, jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit, t’i kryejnë këto ekzaminime, të drejtohen te mjeku i familjes dhe të flasin për faktorët e riskut”, tha Kola.

ISHP u bën thirrje grave të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u informuar mbi qendrën më të afërt ku mund të kryejnë mamografinë dhe datat e lëvizjes së mamografive në zonën e tyre.

You Might Also Like

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Metani takime në DASH: Mbështetje forcimit të institucioneve të drejtësisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Next Article Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni
Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?