By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër
Shqipëri

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

admin
Last updated: 03/10/2026 10:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dibër, 3 tetor argument.mk/ – Një kërcënim për shpërthim për 50 mijë euro ka alarmuar një karburant në Dibër, por gjithçka rezultoi të ishte një skenar i sajuar.

Një 21-vjeçar dyshohet se në një kuti picash vendosi një ekran, tela dhe pjesë elektronike, duke e paraqitur si një bombë të telekomanduar dhe duke kërcënuar se do ta shpërthente nëse nuk paguhej shuma e kërkuar në kriptomonedha.

Policia e identifikoi dhe e arrestoi brenda pak orësh, ndërsa kontrolli i kryer nga xhenierët e RENEA-s konfirmoi se kutia nuk përmbante lëndë shpërthyese.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kërcënimi”.

Vendosi një pajisje të dyshimtë dhe kërcënoi për shpërthimin e saj, në këmbim të 50 000 eurove. Policia zbardh brenda pak orëve ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Më datë 02.10.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet Operacionale në DVP Dibër, finalizuan operacionin policor të koduar “Kërcënimi”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimit intensiv, brenda pak orësh u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 21 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas mbërritjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, u krye hapja dhe kontrolli i kutisë, nga ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas dyshohet se, rreth orës 14:30, në ambientet e një karburanti në pronësi të shtetasit Z. Sh., kishte vendosur një kuti të dyshimtë, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke krijuar dyshimin se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

Mbi kuti ishte vendosur një letër kërcënuese, përmes së cilës kërkohej pagesa e shumës prej 50 000 eurosh, në formën e një gjobe. Pagesa kërkohej të kryhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi të kriptomonedhave, në adresën e përcaktuar nga autori.

Në letër, autori kërcënonte se kutia do të shpërthente nëse pagesa nuk kryhej brenda afatit të përcaktuar prej tij, nëse kutia do të lëvizte ose nëse do të njoftohej Policia apo persona të tjerë.

Gjithashtu, ai pretendonte se kutia përmbante lëndë plasëse C4, ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe telekomandim dhe se ambienti monitorohej me kamera.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Sa (s)kanë prodhuar partitë shqiptare, politikanë të rinjë?
Next Article Aksident i rëndë në Shkup/ Janë përplasur tre makina dhe një autobus, disa udhëtarë të lënduar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?