By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë
Shqipëri

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

admin
Last updated: 03/10/2026 10:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 3 tetor argument.mk/ – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se korrupsioni nuk është vetëm një problem politik, por një kosto që rëndon drejtpërdrejt mbi familjet, pensionistët dhe bizneset shqiptare.

Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve, Tabaku thotë se shqetësimet për korrupsionin, konkurrencën e deformuar, informalitetin, pastrimin e parave, prokurimet dhe pasigurinë e pronës nuk janë vetëm akuza të opozitës.

“Mos më besoni mua. Lexoni raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kriza për të cilën ne flasim, sepse e jetojmë çdo ditë, përshkruhet edhe atje”, shprehet ajo.

Sipas Tabakut, korrupsioni përkthehet në më pak para për pensionet, familjet dhe shërbimet publike, ndërsa kontratat e fryra dhe jotransparente krijojnë detyrime afatgjata për buxhetin.

“Ministrat ndryshojnë. Por kontrata mbetet. Fatura mbetet. Dhe fatura gjithmonë u shkon qytetarëve”, deklaron deputetja e PD-së.

Tabaku sjell edhe të dhënat e Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2025. Indeksi ra në 40.34 pikë nga 100, ndërsa monopolet dhe konkurrenca e pandershme u vlerësuan me vetëm 26.11 pikë. Korrupsioni mori 28.67 pikë.

Sipas saj, këto rezultate tregojnë vështirësitë që ndeshin kompanitë në marrëdhëniet me administratën, gjykatat, rregullatorët dhe një treg ku jo të gjithë konkurrojnë në kushte të barabarta.

Në video, Tabaku ndalet edhe te cilësia e investimeve të huaja. Ajo argumenton se Shqipëria ka nevojë për më shumë kapital amerikan dhe europian në teknologji, prodhim dhe sektorë që krijojnë vende pune me paga të larta, jo vetëm për investime të përqendruara në prona dhe ndërtime.

“Kapitali serioz kërkon gjykata që funksionojnë, kontrata që zbatohen, konkurrencë, transparencë dhe rregulla që nuk ndryshojnë sipas emrit të investitorit”, thekson ajo.

Tabaku e përmbyll mesazhin me kërkesën për kalimin nga ekonomia e favoreve tek ekonomia e rregullave, nga monopolet tek konkurrenca dhe nga kontratat e fshehta tek transparenca.

“Kapitali mund të hyjë edhe në një vend të padrejtë. Por besimi ndërtohet vetëm në një vend të lirë”, përfundon ajo.

You Might Also Like

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga bashkimi elektoral te një PLATFORMË e qëndrueshme e përbashkët për Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
Next Article Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?