By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Fakulteti i Ndërtimtarisë prej 77 vitesh nxjerr inxhinierë që ndërtojnë Maqedoninë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Fakulteti i Ndërtimtarisë prej 77 vitesh nxjerr inxhinierë që ndërtojnë Maqedoninë
Maqedoni

Janevska: Fakulteti i Ndërtimtarisë prej 77 vitesh nxjerr inxhinierë që ndërtojnë Maqedoninë

admin
Last updated: 07/10/2026 10:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 07 tetor, argument.mk/ – Kontributi i gjeneratave të inxhinierëve të arsimuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup shihet kudo që të shkoni nëpër Maqedoni. Këta inxhinierë vlerësohen edhe jashtë kufijve të vendit. Nëse vlera e vërtetë e një institucioni vlerësohet përmes veprave të njerëzve të tij, atëherë Fakulteti i Ndërtimtarisë mund të shënojë me krenari 77-vjetorin e themelimit”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në shënimin e përvjetorit.

Fakulteti i Ndërtimtarisë i ndjek me sukses trendet botërore në transformimin digjital, tranzicionin e gjelbër dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat po e ndryshojnë sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa inxhinierët e ardhshëm fitojnë njohuri dhe aftësi që u mundësojnë t’u përgjigjen me sukses sfidave bashkëkohore profesionale.
“ Përmes punës kërkimore-shkencore dhe pjesëmarrjes në iniciativa dhe projekte evropiane, fakulteti i ndërlidh shkencën, inovacionet dhe praktikën. Bashkëpunimi ndërkombëtar që fakulteti e trajton me universitete dhe institucione të shumta u mundëson studentëve dhe profesorëve të jenë pjesë e zhvillimeve bashkëkohore në ndërtimtari, të shkëmbejnë përvoja dhe të krijojnë njohuri të zbatueshme në sektorin real”, theksoi Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet partnere në krijimin e arsimit të lartë bashkëkohor dhe konkurrues si dhe do të vazhdojë ta mbështesë Fakultetin e Ndërtimtarisë në përpjekjet për mësimdhënie cilësore, përparim shkencor dhe krijimin e kuadrove të përgatitura për sfidat e shekullit XXI.

Janevska theksoi se Fakulteti i Ndërtimtarisë duhet të vazhdojë ta avancojë nivelin e tij të lartë akademik dhe shkencor, duke ndjekur standardet më të larta evropiane për cilësi dhe përsosmëri. Ajo shtoi se fakulteti ka rol kyç në përgatitjen e inxhinierëve të aftë për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të zhvillimit, duke kontribuar në krijimin e komuniteteve më të qëndrueshme dhe më rezistente, infrastrukturës bashkëkohore dhe përdorimit të përgjegjshëm të burimeve.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s
Next Article Mexhiti uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja e saj nderon gjithë botën akademike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?