By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Buxheti 2027 prek rekordin e 10 miliardë eurove, rishpërndajmë më shumë nga rritja e ekonomisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Buxheti 2027 prek rekordin e 10 miliardë eurove, rishpërndajmë më shumë nga rritja e ekonomisë
Shqipëri

Rama: Buxheti 2027 prek rekordin e 10 miliardë eurove, rishpërndajmë më shumë nga rritja e ekonomisë

admin
Last updated: 07/10/2026 10:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar po vijojnë me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutohet projektbuxheti 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga raportimi i Ministrit të Financave, Petrit Malaj për projektbuxhetin 2027, ndërsa theksoi se ku buxhet rishpërndan më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.

Për sa i përket buxhetit të vitit 2027, ministri Malaj theksoi se ky është buxheti më i madh që ka kaluar edhe nivelin e 10 miliardë eurove.

Lidhur me prioritetet për vitin 2027, Malaj tha se do të kemi dyfishim të pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Po ashtu ai shtoi se ka njohje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e këtyre fëmijëve.

“Do të aplikojmë për herë të parë duke filluar nga viti 2027 bonusin e bebeve i cili do të paguhet çdo muaj. Këtë vit do të bëjmë dhe përjashtim nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale për shtresat në nevojë”, informoi Malaj.

Tek bujqësia, ministri informoi se do të vijojë edhe përgjatë vitit 2027 programi i kompensimit të TVSH-së. “Skema e mbështetjes direkte të fermerëve parashikohet me rritje në masën 5.3 miliardë lekë”, shtoi ai.

Shëndetësia, sipas ministrit Malaj, do të jetë edhe në fokus të këtij buxheti.

“Kemi bërë një rritje me rreth 1 miliard lekë apo rreth 10 milionë euro për financimin e barnave dhe të pajisjeve në shërbimin e kujdesit parësor dhe dyqësor”, informoi ai.

Po ashtu Malaj theksoi se është përmbushur angazhimi i 2.35% të prodhimit të Brendshëm Bruto si nivel buxhetimi për mbrojtjen, ndërsa për Ministrinë e Jashtme ndër prioritetet kryesore është kompletimi i misionit në Bruksel.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe benzinës
Next Article Edhe pas tri vitesh, Natan Kenig përndiqet nga 7 tetori
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?