By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të shtetit: Kosova ia doli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të shtetit: Kosova ia doli
Shqipëri

Bardhi uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të shtetit: Kosova ia doli

admin
Last updated: 07/10/2026 11:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se “Kosova ia doli”, duke përcjellë urimet për presidenten e re dhe për popullin e Kosovës.

“Kosova ia doli!

Urime Presidentes së re të Kosovës, profesoreshës Justina Shiroka-Pula, me dëshirat më të mira për sukses në detyrën e saj.

Urime gjithashtu për miratimin e ligjit për mbrojtjen e pastërtisë së luftës së UÇK-së.

Urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës!”, shkruan Bardhi.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi Justina Shiroka-Pulën presidente të Republikës me 81 vota, duke shmangur shpërndarjen e Kuvendit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Shiroka-Pula, ekonomiste dhe profesoreshë universitare, është zgjedhur pas një periudhe të gjatë ngërçi politik lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, institucionet me seli në Hagë që trajtojnë çështjet e krimeve të luftës të lidhura me konfliktin e viteve 1998–1999 në Kosovë.

Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i ndryshimeve ligjore erdhën pas një periudhe të tensionuar politike në Kosovë, me protesta dhe debate të forta rreth rolit dhe kompetencave të Dhomave të Specializuara.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina kundërshton nismën e Gjermanisë dhe Francës për mbrojtjen e tregut evropian
Next Article Goxhobelli: Mbi 28 mijë vendime legalizimi në 9 muaj, 4.2 milionë karta pasurie të digjitalizuara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?