By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PLD: Qeveria pranoi se miliona euro janë hedhur për shpenzime fiktive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PLD: Qeveria pranoi se miliona euro janë hedhur për shpenzime fiktive
Maqedoni

PLD: Qeveria pranoi se miliona euro janë hedhur për shpenzime fiktive

admin
Last updated: 07/10/2026 11:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Partia Liberale Demokratike (PLD) mirëpret, siç thonë ata, pranimin përfundimtar nga Qeveria se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga buxheti i shtetit për vite me radhë dhe janë hedhur për shpenzime fiktive.

“Ajo për të cilën kemi paralajmëruar me zë të lartë gjatë gjithë kësaj kohe më në fund është konfirmuar si një e vërtetë e hidhur: kishim të drejtë atëherë, kemi të drejtë edhe tani! Njoftimi se janë zbuluar mbi 4.500 përfitues të rremë të ndihmës sociale, përfshirë të ndjerë, të dëbuar nga shtëpitë dhe persona fiktivë, duke shkaktuar dëme prej 25 milionë eurosh në vit është vetëm një pikë në oqeanin e shpërdorimit të buxhetit që po zbraz xhepat e qytetarëve të vendit.

Imagjinoni këtë matematikë shkatërruese: nëse vetëm në një vend, në pagesat sociale, kursehen deri në 25 milionë euro çdo vit, sa dhjetëra, apo edhe mbi njëqind milionë euro para publike shpërdorohen çdo vit për pozicione fiktive, zyrtarë të panevojshëm dhe lukse partiake? Sa milionë euro kushtojnë pozicione-mirazh si ai i Fetait në Bruksel? Sa na kushton ushtria e zëvendësministrave dhe zëvendësdrejtorëve të panevojshëm që shërbejnë si kukulla pa zë, por kanë paga të larta, zyra luksoze dhe automjete zyrtare? Sa milionë shkojnë në punë fiktive në administratën publike ku njerëzit paguhen për të pirë kafe, në vend që puna të thjeshtohet dhe dixhitalizohet”, pyesin nga PLD.

Mesazhi nga partia, siç shtojnë ata në deklaratë, për Qeverinë është i qartë: përqendrohuni tek vendi ku ju vetë po mbështesni dhe mbroni grabitjen, kjo do të jetë reformë e vërtetë. Sipas PLD-së, nuk është reformë të përqendrohesh dhe të ndalesh vetëm tek ndihma sociale.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet 69-vjeçari në Gostivar, policia i gjeti pushkë dhe 110 fishekë
Next Article Petrushevski: Filipçe heshti për skandalin e Slavjankës me vlerë 37 milionë euro, fillojë të flas pasi u grindën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?