By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çano: Shqipëria po kalon nga përmbushja e reformave te rezultatet e matshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Çano: Shqipëria po kalon nga përmbushja e reformave te rezultatet e matshme
Shqipëri

Çano: Shqipëria po kalon nga përmbushja e reformave te rezultatet e matshme

admin
Last updated: 07/10/2026 13:39
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano deklaroi se Shqipëria po forcon gatishmërinë institucionale për një fazë të re të integrimit europian, duke kaluar nga reformat te rezultatet.

Çano e cila është njëkohësisht Koordinatore Kombëtare për instrumentin e Facilitetit për Refoma dhe Rritje, mori pjesë në punimet e forumit “Tirana Connectivity Forum 2026”, së  bashku me Bojan Vujović, Koordinator Kombëtar për Axhendën e Reformave në Malin e Zi.

Çano theksoi se dy vitet e zbatimit të instrumentit të Facilitetit për Refoma dhe Rritje (RGF) kanë sjellë një ndryshim të rëndësishëm nga përmbushja e aktiviteteve drejt rezultateve të matshme, evidencës, përgjegjësisë institucionale dhe verifikimit të pavarur.

Sipas saj, “Shqipëria, për paketën e 3-të të raportimit zyrtar ka vlerësuar 38 hapa reformash si të përmbushura, me rreth 215 milionë euro financim të lidhur me to”.

Ndërkohë, Çano theksoi se disbursimet totale të dy paketave të mëparshme të raportimit si dhe fondet e parafinancimit kanë arritur në 212.8 milionë euro.

“Mesazhi për instrumentet e ardhshme të BE-së ishte i qartë: më shumë koherencë, parashikueshmëri dhe fleksibilitet, me rezultate dhe llogaridhënie të panegociueshme”, u shpreh ajo.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peleshi uron Presidenten e re të Kosovës, Shiroka-Pula
Next Article Hita: Policia e Shtetit ka nevojë për brezin e ri, Akademia motori i rigjenerimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?